FSHF organizon më 28 qershor seleksionime në SHBA – aplikimet vijojnë të hapura

E martë, 17 Nëntor, 2026

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë më 28 qershor 2025 një seancë seleksionimi për futbollistët shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada. Kjo është hera e tretë radhazi që FSHF ndërmerr një nismë të tillë për të identifikuar talentet e reja shqiptare në diasporë.

Seleksionimi do të zhvillohet në kompleksin sportiv “Hudson Sports Complex” në Warwick, New York dhe do të fokusohet te lojtarët e lindur në vitet 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2013, si për vajzat ashtu edhe për djemtë.

Përgjegjësi i skautizmit në FSHF, Ardi Behari, do të jetë i pranishëm për të ndjekur nga afër performancat dhe për të përzgjedhur elementët më premtues që mund të jenë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave.

Aplikimet për pjesëmarrje janë ende të hapura dhe të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë të dhënat e tyre personale në adresën zyrtare të e-mailit: [email protected]. Të dhënat që kërkohen janë: emri, mbiemri, datëlindja, klubi ku aktivizohen, pozicioni në fushë, uebfaqja zyrtare e klubit, pasaporta që zotërojnë, si dhe një numër kontakti.

Kjo iniciativë e FSHF-së synon të afrojë më shumë talentet shqiptare të diasporës me ekipet përfaqësuese, duke i dhënë atyre mundësinë të veshin fanellën kuqezi dhe të përfaqësojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.