Me rastin e festës së Pashkës, mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi janë rikthyer në vendin tonë gjatë orëve të fundit. Gjatë 24 orëve të fundit, nëpërmjet pikave të kalimit kufitar të Kapshticës dhe Kakavijës është vërejtur një rritje e ndjeshme e hyrjeve drejt territorit shqiptar.
Në pikën kufitare të Kapshticës, sipas të dhënave të policisë kufitare, janë përpunuar rreth 10.000 shtetas shqiptarë të ardhur nga Greqia për të festuar Pashkën pranë familjeve të tyre. Për të përballuar fluksin, autoritetet kufitare shqiptare kanë vënë në funksion 6 sportele në hyrje, si dhe po mbajnë komunikim të vazhdueshëm me autoritetet greke për të lehtësuar procedurat në rast shtimi të mëtejshëm të lëvizjeve.
Situatë e ngjashme është paraqitur edhe në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ku gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar mbi 10 mijë persona, shumica në hyrje të Shqipërisë. Edhe këtu, autoritetet po punojnë me katër sportele për të përshpejtuar procedurat.
Sipas parashikimeve, fluksi i hyrjeve pritet të vijojë edhe gjatë pasdites së së premtes dhe paradites së së shtunës, ndërsa strukturat e policisë kufitare mbeten në gatishmëri të plotë për të garantuar lëvizje të shpejtë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët që kthehen në atdhe për të festuar pranë më të dashurve të tyre.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.