Komuniteti arbëresh i Piana degli Albanesi po përgatitet të jetojë Javën e Madhe, një moment fetar me rëndësi të madhe për bashkësinë, që paraprihet nga Kënga e Lazarit, e kënduar të premten e mëparshme, dhe nga e Diela e Rromollidhet.”
Sipas kardinalit Francesco Montenegro, Administrator Apostolik i Eparkisë së Piana degli Albanesi, “Java e Shenjtë është një ftesë për të reflektuar se çfarë është dashuria dhe sa na kushton.
Kushdo që ecën në rrugën e besimit nuk mund të mos jetw pjesw e kwtij riti.. Tridita e Pashkëve (Il Triduo Pasquale) përfaqëson tre ditë (e Premtja e Shenjtë, e Shtuna e Madhe dhe e Diela e Pashkëve) që Kisha i konsideron si një dhe që shkojnë nga Darka e Fundit deri në Pashkë. Ato janë të lidhura dhe njëra nuk mund të shpjegohet njëra pa tjetrën”.
Në qendër të Javë së Madhe janë ritet që i çojnë besimtarët të përjetojnë ditët e fundit të jetës së Jezusit para Ringjalljes. Por një rëndësi të madhe merr edhe riti i së Enjtes së Madhe, E Intja e Madhe, që kryhet në Katedralen e San Demetrios. Në këtë rit, pasi ka hequr rrobat e tij shumë të pasura, peshkopi lan me përulësi këmbët e secilit prej papadëve të pranishëm, që janë priftërinjtë e të Eparkisë së Piana degli Albanesi.
Gjatë të Premtes së Madhe, E Prëmtja e Madhe, zhvillohet procesioni i Krishtit të Vdekur, i ndjekur nga shtatorja e Madonës së pikëlluar. Shumë ndjellëse janë këngët e mundimit dhe vdekjes së Krishtit, të quajtura Vajtimet.
Gjatë mëngjesit të së Shtunës së Madhe, E Shtunia e Madhe, kryhen pagëzimet dhe në mesditë shpallet ringjallja e Krishtit me tingujt festive të kambanave.
Në mesnatën e së njëjtës ditë, kleri dhe besimtarët vendosen përpara derës kryesore të Katedrales së San Demetrios, ku Peshkopi flet me një papë tjetër që ndodhet brenda kishës, duke paralajmëruar fuqitë e së keqes që të mos pengojnë kalimin.
“Sapo të hapen (dyert), këndohet ‘Christós anésti’ (Krishti u ngjall) në greqisht dhe në shqip Ndërkaq, kortezhi i besimtarëve të udhëhequr nga Peshkopi hyn në kishën e cila është ndezur për këtë rast.
Kulmi i Javës së Shenjtë është e Diela e Pashkëve, E Diellja e Pashkëve: pas meshës papnore të kremtuar në Katedrale, e cila lartëson triumfin e Krishtit mbi vdekjen, parakalimi i grave me kostume tradicionale zhvillohet deri në Piazza Vittorio Emanuele ku bëhet hedhja e shortit për gruan arbëreshe që do të mbajë Brezin, elementi themelor i veshjes së argjendit të gruas arbëresh.
Nëse nga njëra anë ritet dhe manifestimet fetare janë të rëndësishme, nga ana tjetër, përsëri sipas Kardinalit Montenegro, mënyra se si besimtarët i qasen një prej momenteve qendrore të fesë së tyre është thelbësore: «Të gjithë duhet të shohim brenda vetes dhe të matim thellësinë tonë dhe ndoshta atëherë do të kuptojmë se kemi nevojë për një referencë që na ndihmon të rikuperojmë atë që kemi humbur. Njeriu duhet të reflektojë për të kuptuar se Zoti nuk i vendos shkopinj në rrota, por ndihmon për të jetuar jetën me siguri.”
Nga @Mario Caliva
Përktheu dhe përshtati Diaspora Shqiptare