Vetëm një ditë pas nisjes së procesit të dërgimit të zarfëve kanë mbërritur në Shqipëri fletët e para të votimit të ardhura nga diaspora. Rreth 600 zarfe janë depozituar në ambientet e ‘Parkut Olimpik’, i cili është përcaktuar si qendër për grumbullimin dhe përpunimin e votave nga jashtë vendit.
Procesi i dorëzimit është zhvilluar në prani të përfaqësuesve të partive politike dhe përfaqësuesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Pas dorëzimit, nis edhe faza e numërimit të fletëve të votimit dhe kontrolli i dokumentacionit përkatës.
Sipas rregullores së KQZ-së, nga zarfi i jashtëm (zarfi i verdhë), nxirret zarfi B, i cili përmban informacionin mbi shtetin dhe qarkun përkatës të votuesit. Më pas, këto zarfe do të vendosen në kutitë e votimit të ndara sipas qarqeve, të cilat janë të rreshtuara dhe të gatshme për procesin final të numërimit.
Kjo është hera e parë që vota nga diaspora bëhet pjesë e zgjedhjeve në këtë mënyrë, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes së shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit në proceset demokratike të Shqipërisë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.