Kongresi Amerikan kërkon drejtësi për viktimat shqiptare…

E martë, 17 Nëntor, 2026

“Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka shënuar një hap të rëndësishëm në mbështetje të drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës, me paraqitjen e Rezolutës H. Con. Res. 26 në Dhomën e Përfaqësuesve”, kështu të paktën ka thënë Organizata Albanians for America (AFA), me bazë në Teksas, trasmeton televizioni i shqiptarve të Amerikës – ALBTVUSA.

Sipas njoftimit të portalit “Strom” i cili i referohet Organizatës Albanians for America (AFA) në Teksas, thuhet se kjo rezolutë historike, bën thirrje për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për krimet seksuale të kryera nga forcat serbe gjatë vitit 1999 dhe nderon guximin e qytetares amerikane dhe të mbijetuarës Vasfije Krasniqi Goodman, krahas mijëra grave dhe vajzave tjera që u përballën me dhunën gjinore gjatë luftës.

“Rezoluta (H.Con.Res.26 ), është fryt i një angazhimi të pandalshëm nga komuniteti shqiptaro-amerikan, i cili për vite me radhë ka kërkuar drejtësi dhe njohje ndërkombëtare për këto krime. Një vlerësim i veçantë i shkon aktivistes nga Nju Jorku, Vera Mjeku, e cila me këmbëngulje morale dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, ka qenë një zë vendimtar në këtë përpjekje,” shkruan Strom.

Duke shtuar dhe se Organizata “Albanians for America (AFA)” ka luajtur një rol kyç në shtyrjen përpara të kësaj nisme, duke përfaqësuar me dinjitet zërin e diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

Njëhereshit sipas njoftimit të AFA një falënderim i sinqert shkonë për Kongresisten demokrate të Teksasit, Julie Johnson, një politikane amerikane e cila është përfaqësuese për distriktin e 32-të të Kongresit, dhe miku i madh i shqiptarve Keith Self. Kongresmen, me ndikim dhe zë i fuqishëm në Kongres, anëtar i Partisë Republikane dhe përfaqësuesi për Distriktin e 3-të të Teksasit .

Ngase Johnson dhe Keith janë ata të cilët morën përgjegjësinë për të sponsoruar rezolutën dhe treguan udhëheqësi të guximshme në mbështetje të të mbijetuarve dhe kërkesës për përgjegjësi ndërkombëtare.

“Dhunimi si mjet lufte është krim kundër njerëzimit. Për shumë gjatë, të mbijetuarat si Vasfije Krasniqi Goodman kanë pritur drejtësi – një pritje e gjatë që ende nuk ka marrë përgjigje të merituar. Kjo rezolutë nuk është vetëm simbolike – ajo është një hap i fuqishëm drejt njohjes së dhimbjes dhe kërkesës për drejtësi të vonuar.”

Organizata lobiste nga Teksasi “Albanians for America”, thotë se përmes këtij veprimi, ajo rikonfirmon angazhimin për të mbrojtur të vërtetën, drejtësinë dhe dinjitetin e çdo të mbijetuare. Thirrja sipas tyre është e qartë: Qeveria Amerikane dhe faktorët ndërkombëtarë duhet të sigurojnë që autorët e këtyre krimeve të japin llogari – sepse drejtësia nuk mund të mbetet vetëm një premtim.

H.Con.Res.26 – sipas tyre është thirrje për fundin e mosndëshkimit të krimeve të pandëshkuara të luftës seksuale serbe gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë në rastin e shtetases së Shteteve të Bashkuara dhe të mbijetuarës së krimeve seksuale të luftës Vasfije Krasniqi Goodman dhe të mbijetuarve të tjerë të dhunës seksuale dhe të dhunës me bazë gjinore.

Në faqen zyrtare të kongresit thuhet se me 10 prill 2025 Kongresi i 119-të (2025-2026) ka pranuar Rezolutën H.Con.Res.26 të sponsorizuar nga : Kongresistja, Johnson, Julie [D-TX-32] dhe Keith Self me mbështetjen e z. Torres i Nju Jorkut, z. Veasey, z. Latimer, znj. Omar, z. McGovern, znj. Ocasio-Cortez të cilët paraqitën rezolutën H.Con.Res.26, e cila iu referua Komisionit për Punët e Jashtme

Ky projekt-ligj (H.Con.Res.26 ) ka statusin e paraqitur në hapat e parë për Statusin e Legjislacionit dakordësuar në Dhomën e Përfaqësuesve në dakordësi me Senatin.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.