Diaspora nis votimin – një hap historik për demokracinë shqiptare

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur sot nisjen e shpërndarjes së fletëve të votimit për shqiptarët jashtë vendit, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në një postim në rrjetet sociale, ai e cilësoi këtë moment si historik dhe theksoi rëndësinë e votës së diasporës në procesin demokratik dhe integrimin evropian të vendit.

“Vota e diasporës ka hyrë përfundimisht në jetën tonë demokratike. Ne e mbajtëm fjalën, tani u takon shqiptarëve ta përdorin votën e tyre”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se kjo është një votë që peshon rëndë në rrugën drejt Bashkimit Evropian: “Vota e shqiptarëve të Evropës dhe botës në këto zgjedhje është historike jo vetëm në vetvete, por edhe sepse peshon sa vetë mundësia historike për ta bërë Shqipërinë tonë anëtare të BE-së deri në vitin 2027”.

Sipas Kryeministrit, në orën 07:15 të mëngjesit të sotëm, zgjedhësi i parë nga diaspora, me banim në Erlangen të Gjermanisë dhe votues në qarkun Dibër, ka marrë në shtëpi zarfin me fletën e votimit të dërguar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.