16 Prill 1999 – Eksodi i shqiptarëve të Kosovës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Sot, më 16 prill, kujtohet një nga ditët më të dhimbshme në historinë moderne të kombit shqiptar – eksodi i shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës së vitit 1999. Kjo datë shënon fillimin e një prej shpërnguljeve më masive dhe më tragjike në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Eksodi ishte rezultat i zbatimit të projektit famëkeq serb të quajtur “Patkoi”, një plan shovinist i hartuar nga shteti serb për të realizuar “pastrimin etnik” të popullsisë shqiptare në Kosovë. Gjatë periudhës mars-qershor 1999, mbi 1 milion shqiptarë u dëbuan me dhunë nga trojet e tyre, shumica e të cilëve kaluan përmes Qafës së Morinit dhe Qafës së Prushit për të gjetur strehim në Shqipëri dhe vende të tjera.

Dëbimi masiv i vitit 1999 konsiderohet një nga eksodet më të rënda në historinë e kontinentit evropian. Në këto ditë të errëta, populli shqiptar, dhe në mënyrë të veçantë banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës, u bënë shembull i solidaritetit, mikpritjes dhe bujarisë, duke treguar se ndarja nga kufijtë politikë nuk e ndryshon ndjeshmërinë kombëtare.

Në këtë përvjetor, shqiptarët shprehin gjithashtu mirënjohje të thellë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen vendimtare ndaj çështjes së Kosovës. Presidenti amerikan i asaj kohe, Bill Clinton, dha një mesazh shprese dhe mbështetjeje për shqiptarët e dëbuar, duke premtuar:
“Ju do të ktheheni në shtëpitë tuaja. Ju do të keni shkollat tuaja dhe do të ushtroni fenë tuaj. Ju do të zgjidhni udhëheqësit që dëshironi dhe do të vendosni vetë të ardhmen tuaj…”.

Kujtimi i 16 prillit është një kujtesë historike e dhimbjes, por edhe e qëndresës dhe unitetit të shqiptarëve përballë dhunës dhe padrejtësisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.