Në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është hapur zyrtarisht sot një zyrë e veçantë ku do të vendosen përfaqësues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe të Prokurorisë së Përgjithshme. Kjo iniciativë është pjesë e një marrëveshjeje të firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, me qëllim forcimin e bashkëpunimit institucional për hetimin e krimeve zgjedhore.
Krijimi i kësaj strukture të përbashkët synon të garantojë një proces zgjedhor më të ndershëm dhe më transparent për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke mundësuar një reagim më të shpejtë dhe më efikas ndaj çdo shkeljeje ligjore që mund të ndodhë gjatë fushatës apo në ditën e votimit.
Përmes kësaj zyre, organet e drejtësisë do të kenë një prani të drejtpërdrejtë pranë KQZ-së, duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin në kohë reale për hetimin dhe ndjekjen penale të veprave që cenojnë integritetin e procesit zgjedhor.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.