Merr udhë hekurudha Kuq e Zi, projekti strategjik që lidh Durrësin me Prishtinën

E mërkurë, 16 Prill, 2025

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një nga projektet më ambicioze të infrastrukturës rajonale, hekurudhën “Kuq e Zi”, që do të lidhë portin e Durrësit me kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare e ka përshkruar këtë projekt si një hap të madh drejt bashkëpunimit dhe integrimit të dy vendeve.

“Hekurudha kuq e zi tashmë merr udhë”, shkruan Rama, duke nënvizuar simbolikën e flamurit kombëtar dhe rëndësinë strategjike të këtij investimi që i tejkalon përmasat ekonomike.

Projekti u prezantua një ditë më parë në një aktivitet zyrtar, ku ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se financimi për ndërtimin e kësaj linje do të ndodhë në disa faza, për shkak të kompleksitetit dhe kostos së lartë të investimit. Megjithatë, theksoi ai, qeveria është e përkushtuar për ta realizuar këtë projekt deri në fund.

Një arterie e re për ekonominë dhe sigurinë

Hekurudha që do të lidhë Durrësin me Prishtinën nuk ka vlerë vetëm për transportin e mallrave dhe qytetarëve, por edhe për nevoja strategjike dhe ushtarake, duke përforcuar infrastrukturën e sigurisë në rajon dhe rolin e Shqipërisë e Kosovës në arkitekturën euroatlantike të mbrojtjes.

Linja hekurudhore pritet të ndjekë një gjurmë të re dhe të modernizuar, duke përfshirë segmentin ekzistues të hekurudhës Vorë-Hani i Hotit dhe duke kaluar përmes Durrësit, Milotit, Mjedës, Shkodrës, Gjakovës e deri në Prishtinë.

Ky projekt përbën një nga nismat më domethënëse të dekadës në fushën e integrimit të infrastrukturës shqiptare me atë kosovare, si dhe një model konkret i bashkëpunimit ndërmjet dy qeverive për zhvillimin ekonomik dhe afrimin e mëtejshëm të dy vendeve.

Me përfundimin e tij, hekurudha kuq e zi pritet të kthehet në një nyje të rëndësishme të transportit rajonal dhe një alternativë e besueshme për lidhjen e Kosovës me portin më të madh të Shqipërisë në Durrës, duke lehtësuar lëvizjen dhe ndihmuar në zhvillimin ekonomik të zonave që përshkon.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.