Gaqo Bushaka mes Bijve të Shqipes në SHBA

E diel, 20 Prill, 2025

Për shumë e shumë breza, për shumë adhurues të librit, pa asnjë mëdyshje, Gaqo Bushaka mbetet shkrimtari me i suksesshëm i letërsisë shqipe për fëmijë. Mirënjohja dhe respekti për të u shfaq ditën e diel, më 6 Prill në mjediset e shoqatës “ Bijtë e Shqipes” në takimin me autorin që ka krijuar dhe zhvilluar fantazinë e fëmijërisë sonë nëpërmjet përrallave dhe fabulave unike, Gaqo Bushaka!
Kryetari i shoqatës “Bijtë e Shqipes” z.Dritan Matraku falenderoi gjithë të pranishmit dhe shkrimtarin Gaqo Bushaka. Ai theksoi sa e rendësishmë është krijimtaria e tij dhe njohja nga fëmijët të librave të autorit. Z. Llazar Vero falenderoi shkrimtarin për praninë e tij dhe vleresoi gjithë kontributin, risitë, vlerat që pena e Gaqo Bushakës ka sjellë në letërsinë shqipe. Znj. Mimoza Sotiri mësuese e shkollës shqipe prezantoi veprat më të rendesishme të autorit, edukimin dhe vleresimet.
Ajo theksoi se çfarë solli Gaqo Bushaka me personazhet e Çufos, Bubit Kacurrel, Tipit, që edhe pse personazhe të fabulave prezantonin fëmijët me kompleksitetin, gabimet, sinqeritetin e moshës. Ajo vlerësoi humorin dhe imagjinatën fantastike që shfaqej në veprat e Gaqo Bushakës. Shkrimtari Gaqo Bushaka lexoi një pjesë të librit të njohur “Aventurat e Çufos”! Shumë emocione përcolli leximi i tij!
Shfaqja e filmave vizatimorë të realizuar mbi veprat e Gaqo Bushakës, do të gozhdonte të gjithë nxënësit para ekranit, ndërsa të rriturve do ti ngjallej dëshira për të rilexuar veprat që shënuan fëmijërinë e tyre.
Autografe dhe fotografi me shkrimtarin e madh. Gjenitë mbeten gjeni, me urtësinë talentin dhe botën krijuese. Më shumë se adhurim dhe mirënjohje për këtë autor! Sigurisht nuk do të mbeteshin prindërit e shkollës sonë që ndihmuan në shndërrimin e këtij aktiviteti në një takim miqësor.
Faleminderit Z. Gaqo Bushaka që ishit me ne! Faleminderit dhe mirënjohje pa fund për atë që na ke dhuruar. Universin tuaj letrar unik!
Nje falenderim i veçantë shkon për sponsorizuesit e këtij aktiviteti Interglobe Press, Barbaroz Sweets, Katie Verdhi & Marinela Verdhi!
Gjithashtu falenderojme prindërit për dhurimet bujare.
Lee & Ervin Moni, Nertila Gegolli, Ermelinda & Olger Lico, Ilva Duda, Enkeleda Llupi, Ardit Nazeraj,Ilda Budo, Elda Janji, Artur Demollari, Lezina Refugjati.
Titulli origjinal:

Shoqata “ Bijtë e Shqipes” organizon takimin adhurues të librit, nxënës dhe prindër te shkollës “ Gjuha jonë” me shkrimtarin Gaqo Bushaka!
Nga Mimoza Sotiri – Mësuese e shkollës shqipe “Gjuha Jone”
 
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.