Kosova ka marrë një tjetër njohje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Sudani është shteti më i ri që ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Sudani njeh Republikën e Kosovës! Urime të gjithë qytetarëve të shtetit tonë!”, shkruan Osmani, krahas një videoje ku tregon emocionet e këtij zhvillimi.
Presidentja kosovare u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalja, ku mori konfirmimin zyrtar se presidenti i Sudanit ka vendosur të njohë Kosovën si një shtet të pavarur dhe të vendosë marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve.
“Ky takim ishte i jashtëzakonshëm. Ministri i Jashtëm më informoi se Sudani e njeh Kosovën dhe kërkon vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin tonë. Kjo është më shumë se një njohje – është një vlerësim për përpjekjet tona të vazhdueshme për liri e pavarësi”, u shpreh Osmani.
Ajo falënderoi popullin dhe autoritetet e Sudanit për këtë hap të rëndësishëm dhe theksoi gatishmërinë e Kosovës për të ndërtuar një partneritet të fortë dhe bashkëpunues me shtetin afrikan.
Kjo njohje përbën një hap tjetër përpara për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe një dëshmi e mbështetjes në rritje për sovranitetin e saj.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.