Pas konfirmimit se Sudani e ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur, ka reaguar edhe Kryeministri Albin Kurti. Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehu mirënjohjen ndaj presidentit të Sudanit për këtë vendim, si dhe ndaj presidentes Vjosa Osmani për angazhimin në arritjen e këtij suksesi diplomatik.
“Shtetit tonë iu shtua edhe një njohje e re, e popullit tonë një miqësi më shumë. E mirëpresim njohjen nga shteti i Sudanit, e cila vjen disa javë pas asaj nga Kenia”, shkruan Kurti.
Ai theksoi rëndësinë e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me shtetin afrikan, duke shpresuar që këto lidhje të forcohen e të zgjerohet bashkëpunimi në të ardhmen.
“Urime qytetarëve të Republikës sonë dhe faleminderit Presidentit të Sudanit për këtë vendim të rëndësishëm për marrëdhënien mes dy vendeve tona, si dhe Presidentes sonë për angazhimin e saj, e miqve dhe partnerëve tanë për mbështetjen e vazhdueshme,” shtoi më tej kreu i qeverisë.
Njohja nga Sudani u bë publike një ditë më parë nga Presidentja Osmani gjatë Forumit Diplomatik në Antalja. Kjo e ngre në 119 numrin e shteteve që e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur. Vetëm disa javë më parë, edhe Kenia zyrtarizoi njohjen e saj ndaj Kosovës, duke shkaktuar reagime të forta në Serbi. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e cilësoi atëherë njohjen e Kosovës nga Kenia si një “akt armiqësor”.
Me këto zhvillime, Kosova vijon të forcojë pozicionin e saj ndërkombëtar dhe të zgjerojë rrjetin e partnerëve në mbarë botën.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.