Kryeministri Rama nesër takim me diasporën në Milano: Krenar për Shqipërinë

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të zhvillojë të nesër një takim me shqiptarët në Milano, në kuadër të turit të tij me bashkatdhetarët jashtë vendit. Ky është takimi i dytë që ai zhvillon në Itali me shqiptarët që jetojnë në këtë qytet.

Në një postim në rrjetet sociale mbrëmjen e sotme, Kryeministri Rama ndau detaje mbi vendin dhe orën e takimit.

“Me shqiptarët e Italisë”, shkruan ai. “Nesër në Milano, nga ora 15:00, në qendrën e kongreseve të panaireve në Malpensa, rruga ’11 Shtatori’, nr. 16, Busto Arsizio”, thekson më tej Rama.

Ky takim pason vizitën e para dy javëve në Greqi, ku Kryeministri u ndal fillimisht në Kretë dhe më pas në Athinë, gjithashtu në kuadër të të njëjtit tur me diasporën shqiptare.

Ndërkohë, më herët gjatë këtij turi, Kreu i Qeverisë ka zhvilluar takime me shqiptarët edhe në Düsseldorf (Gjermani), në Nju Jork (SHBA), si dhe në Londër (Angli). Po ashtu, gjatë vitit të kaluar, Rama vizitoi edhe qytetin e Selanikut në Greqi, si dhe zhvilloi një takim të mëparshëm në Milano.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.