Zëri i fuqishëm për Kosovën: Erdogan dhe Osmani, krah për krah në Antalia

E martë, 15 Prill, 2025

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë qëndrimit të saj në Turqi me ftesë të homologut turk, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalisë.

Në një postim në Facebook, Osmani e cilësoi Erdoganin si “një mik të dëshmuar të Kosovës, një zë të fuqishëm për të drejtën tonë dhe një shtyllë të fortë mbështetjeje në çdo etapë të shtetndërtimit”. Ajo theksoi se Turqia ka qenë gjithmonë pranë Kosovës, “në çdo sfidë dhe në çdo sukses”, duke e përshkruar marrëdhënien mes dy vendeve si “një partneritet i ndërtuar mbi besim, respekt dhe vizion të përbashkët për të ardhmen”.

Forumi i sivjetshëm në Antalia zhvillohet me temën “Rikthimi i diplomacisë në një botë të fragmentuar”, dhe synon të adresojë sfidat ndërkombëtare në një kontekst të polarizuar global, me theks të veçantë në rikthimin e diplomacisë si mjet për paqe dhe stabilitet.

Gjatë Forumit, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në një bashkëbisedim mbi temën kryesore të edicionit dhe do të zhvillojë takime bilaterale me liderë dhe diplomatë nga vende të ndryshme të botës, në funksion të thellimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe forcimit të marrëdhënieve bilaterale të Kosovës.

Forumi Diplomatik i Antaliasë është një platformë ndërkombëtare që mbledh krerë shtetesh, diplomatë dhe ekspertë për të diskutuar sfidat globale në fushat e sigurisë, politikës së jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.