Në Washington, studiues dhe diplomatë nderuan ambasadorin William Walker me një takim ku u promovua libri i tij Reçak: “Historia e një krimi lufte”. Oratorët vlerësuan këtë libër jo vetëm si një dëshmi historike e ngjarjeve tragjike që ndodhën në Kosovë, por e quajtën atë një testament që kapërcen kufijtë e kujtesës dhe dokumenton të vërtetën e dhimbjes dhe sakrificës së popullit të Kosovës. Libri thanë ata është një thirrje e fuqishme që historia të mos përsëritet.
Ata po ashtu thanë se libri “Historia e një krimi lufte” na fton të reflektojmë mbi rolin jetik të individëve si Ambasadori William G. Walker, të cilët me guxim dhe përkushtim shkruajnë të vërtetën në momentet më të errëta të historisë.
“Historia e një krimi lufte” është libri i ambasadorit William G. Walker i cili u promovua në prag të 26 vjetorit të masakrës së 15 janarit 1999 në Reçak, nga libraria Dukagjini , në Prishtinë, ndërkohë u promovua i shoqëruar me një bashkë bisedim sot në Washington D.C., nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe kujdesin personal të Ambasador Ilir Dugollit.
Me rastin e promovimit të librit të ri “Reçaku – Një rrëfim për një krim lufte,” Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington, D.C. thotë se pati nderin e veçantë të organizojë një diskutim të veçantë me autorin, Ambasadorin William G. Walker, shkruhet në statusin e saj në Facebook.
Në këtë promovim morën pjesë Dr. Paul Williams, Profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Amerikan, ish drejtori i sektorit të Euroazisë të Zërit të Amerikës, Dr. Elez Biberaj, zoti Mike Phillips, Jeson Steinbaum, gazetarët e Zërit të Amerikës, Laura Konda , Shaqir Salihu, gazetari Arsim Çeku, si dhe veprimtarët e komunitetit nga Washingtoni.Sab Gashi , Lulizim Shabiu, Qemail Shabani.
Mori pjesë edhe përkthyesi excluzive i ambasadorit Walker Hasan Salihu, i ardhur posaqërisht nga Prishtina.
Sipas njoftimit të kësaj ambasade thuhet se Ambasadori Walker, dëshmia e të cilit ishte thelbësore për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare ndaj krimeve të luftës të kryera në Kosovë, ndau mendimet e tij mbi ngjarjet që formësuan rrjedhën e historisë moderne të Kosovës.
Në njoftimin e saj ambasada ka shprehur mirënjohjen e tyre të thellë për Dr. Paul Williams, Profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Amerikan dhe një ndër ekspertët eminentë për të drejtën ndërkombëtare dhe zgjidhjen e konflikteve, për moderimin dhe udhëheqjen e një bisede kuptimplotë.
Gjithashtu organizatoru ka falënderuar të gjithë ata që iu bashkuan reflektimit të këtij momenti kritik të historisë, dhe shprehin mirënjohjen më të thellë për Ambasadorin Walker, për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj drejtësisë dhe së vërtetës.
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker
Reçak: “Historia e një krimi lufte”nuk është vetëm një dëshmi historike e ngjarjeve tragjike që ndodhën në Kosovë, është një testament që kapërcen kufijtë e kujtesës dhe dokumenton të vërtetën e dhimbjes dhe sakrificës së popullit të Kosovës, është një thirrje e fuqishme që historia të mos përsëritet.
Gjithashtu libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” na fton të reflektojmë mbi rolin jetik të individëve si Ambasadori William G. Walker, të cilët me guxim dhe përkushtim shkruajnë të vërtetën në momentet më të errëta të historisë.
Reflektimi mbi këtë figurë na frymëzon e na forcon bindjen se ndryshimi fillon nga forca qoftë edhe e një njeriu të vetëm, nga aktet e guximshme kur ato mbrojnë të drejtën dhe të vërtetën që përpiqen ta heshtin e ta shuajnë.