Dy ngjarje tragjike brenda pak orësh kanë tronditur rëndë komunitetin shqiptar në diasporë, duke vënë në qendër të vëmendjes dhunën në familje dhe pasojat e saj tragjike.
Në Zvicër, një 42-vjeçar me origjinë nga Malisheva dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij 30-vjeçare dhe më pas ka vrarë veten. Çifti, që kishte katër fëmijë, jetonte në një fshat të këtij vendi. Sipas raportimeve nga mediat zvicerane, autori fillimisht ka shtënë me armë zjarri jashtë shtëpisë, për të hyrë më pas brenda, ku dyshohet se ka ndodhur akti fatal. Pak më vonë, banesa është përfshirë nga flakët dhe brenda saj janë gjetur dy trupa të pajetë, njëri prej të cilëve mendohet të jetë i dorasit.
Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, një tjetër rast i dhunshëm ka ndodhur në Gjermani. Një 33-vjeçar shqiptar, po ashtu nga Kosova, i identifikuar si Samson K., dyshohet se ka plagosur rëndë me thikë bashkëshorten e tij, Sabrina K., 31 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në prani të djalit të tyre 7-vjeçar, ndërsa gruaja ka marrë pesë goditje me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.
Sipas të përditshmes gjermane Bild, çifti kishte dy fëmijë dhe raportet e tyre ishin të tensionuara për një kohë të gjatë. Samson K. ka qenë më parë i dënuar për dhunë, dhe në janar të vitit 2024 kishte ushtruar dhunë edhe ndaj bashkëshortes së tij.
Këto ngjarje të rënda rikthejnë vëmendjen tek domosdoshmëria për më shumë ndërgjegjësim, mbështetje institucionale dhe masa parandaluese ndaj dhunës në familje, veçanërisht në komunitetet shqiptare në emigracion.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.