Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së Presidentit të Federatës Ruse të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, gjatë ceremonisë së dhënies së medaljeve në Kampionatin Europian të zhvilluar në Bratislavë, Sllovaki.
Në një ngjarje të paprecedentë për sportin, kampioni i ri europian, Chermen Valiev, i cili garon për Shqipërinë, është quajtur “tradhtar” dhe është trajtuar me mungesë respekti nga një ndër figurat më të larta të sportit të mundjes në nivel botëror.
Sipas njoftimit të KOKSH, gjatë momentit të vendosjes së medaljes së artë në qafën e Valiev, Presidenti rus i është drejtuar me fjalë fyese dhe ka ushtruar forcë, duke e shtyrë fizikisht. Ky gjest është dënuar publikisht nga Komiteti Olimpik Shqiptar, i cili e cilëson të papranueshme një sjellje të tillë ndaj një sportisti që ka zgjedhur të përfaqësojë me dinjitet flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Chermen Valiev shkëlqeu në këtë kampionat duke fituar medaljen e artë në stil të lirë për peshën 74 kg, pas një finale të fortë ndaj rusit Zaurbek Sidakov. Para finales, Valiev dominoi në çdo përballje: në gjysmëfinale mposhti azerbajxhanasin Aghanazar Novruzov me rezultatin 6-0, ndërsa në çerekfinale triumfoi me lehtësi ndaj Ramazan Ramazanov, 10-0.
KOKSH ka bërë thirrje për respektimin e etikës sportive dhe dinjitetit të çdo sportisti, duke theksuar se suksesi i Valiev është një moment historik për Shqipërinë në arenën e mundjes europiane.
Video e incidentit:
https://web.facebook.com/share/r/16JfBXAHZD/
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.