Është nënshkruar sot në Romë marrëveshja administrative për zbatimin e Marrëveshjes së Sigurisë Sociale mes Italisë dhe Shqipërisë, një hap i rëndësishëm drejt garantimit të të drejtave të qytetarëve që kanë punuar ose punojnë në të dy vendet.
Ministrja italiane e Punës dhe Politikave Sociale, Marina Calderone, priti në një takim zyrtar Zëvendësministren shqiptare të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, për të finalizuar këtë marrëveshje që i jep zbatim praktik traktatit të nënshkruar më 6 shkurt 2024 nga Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani.
Marrëveshja do të zbatohet për të gjithë qytetarët që ushtrojnë ose kanë ushtruar veprimtari të punës së varur apo të pavarur në Shqipëri apo Itali, si dhe për familjarët e tyre dhe trashëgimtarët. Ky dokument administrativ përforcon bashkëpunimin mes dy vendeve dhe synon të shmangë pengesat burokratike në përfitimin e të drejtave të sigurimeve shoqërore nga emigrantët shqiptarë në Itali dhe italianët në Shqipëri.
Ky zhvillim është një lajm i mirë për qindra mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, duke u siguruar atyre njohjen e kontributeve dhe përfitimeve përkatëse në të dy shtetet.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.