Kosovë/ 16 të arrestuar, mes tyre 4 oficerë të sigurisë serbe

E mërkurë, 9 Prill, 2025

Në një operacion të realizuar nga organet e sigurisë së Kosovës, më 5 dhe 6 prill 2025, janë ndaluar gjithsej 16 persona, të cilët udhëtonin në katër automjete me targa të Kragujevcit të Serbisë. Nga ky grup, katër prej tyre ishin oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë.

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelel Sveçla, njoftoi se hetimet paraprake dyshojnë se serbët e arrestuar kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme në Kosovë. Gjatë operacionit janë gjetur dëshmi që tregojnë lidhjet e tyre me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës.

Grupet dhe gjetjet

Grupi i parë, i përbërë nga katër persona, u ndalua në Gjakovë. Gjatë kontrollit të automjetit, autoritetet gjetën fotografi me hartën e Kosovës, fotografi të terroristëve të vrarë gjatë sulmit në Banjskë, dy thika, një sëpatë dhe një dritë rotative. Të ndaluarit janë mbajtur në paraburgim për 48 orë, me vendim të prokurorit.

Grupi i dytë, i përbërë nga 12 persona, u ndalua në Prizren, ku po strehoheshin në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë. Edhe në këtë grup ishin dy oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë serbe. Hetimet paraprake kanë zbuluar se një prej tyre, një zyrtar i policisë serbe me gradën e togerit, ka lidhje të afërta familjare me anëtarin e grupit terrorist të Banjskës, Nemanja Radivojeviq, i njohur me nofkën “Gandi”. Ky i fundit është i lidhur ngushtë me Vladimir Radivojeviq, i cili dyshohet për vrasjen e rreshterit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Po ashtu, një zyrtar tjetër ushtarak me gradën e kapitenit të klasës së parë ka lidhje me ish-gjeneralin e inteligjencës ushtarake serbe, Jovan Milanoviq, i njohur për përfshirjen në rrjedhjen e të dhënave të NATO-s para bombardimeve mbi caqet serbe.

Tentativa për të përdorur institucione fetare për kamuflim

Ministri Sveçla shpjegoi se fakti që grupi u strehuan në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë mund të tregojë për një tentativë për të përdorur institucione fetare si kamuflim ose për të shkaktuar tensione ndëretnike dhe fetare në Kosovë. Kjo mund të jetë një përpjekje për të nxitur reagime të dhunshme ose trazira, duke krijuar ngjarje të sajuara.

Sveçla theksoi se organet e sigurisë do të vazhdojnë hetimet dhe do të informojnë publikun për zhvillimet e mëtejshme. Ai gjithashtu ftoi qytetarët të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë dhe të bashkëpunojnë me institucionet e sigurisë për të mbajtur paqen dhe sigurinë në vend.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.