Mysafir special i mbrëmjes tek Oda Kërçovare ishte z. Lazim Destani, filantrop i shquar, vizionar dhe simbol i humanizmit në gjithë trevat shqiptare. Ai me fjalën e tij të thellë dhe inspiruese, theksoi: “Mos harroni: Duhet guxim, punë, besim dhe shpresë. Shpresa është shumë me rëndësi. Me korrektësi dhe origjinalitet, qëndron gjatë në çdo treg e në çdo fushë.” Ai bashkëbisedoi me të pranishmit me modesti, si gjithnjë, duke ndarë përvoja jetësore dhe këshilla të vlefshme për të rinjtë dhe afaristët shqiptarë, duke theksuar:
“Mos premtoni atë që s’mund ta realizoni. Jepuni zemrës dhe qëllimit tuaj një drejtim të ndershëm. Unë e dua të drejtën, e dua paqen, e dua korrektësinë.”
Oda Kërçovare falenderon Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut Rexhep Demiri, dhe Florim Useinit, kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër për Organizimin e mbrëmjes ku ishin të thirur shum afaraista dhe njerëz të shquar nga Zvcira dhe më gjërë.
Nga Gjyla Halili







