Ekspozita/ Nga Tirana në Bari, një rrugëtim përmes artit të Afërdita Nebi Jahja

E premte, 16 Maj, 2025

Një ekspozitë e veçantë artistike u hap këtë të shtunë në Itali, për të nderuar krijimtarinë e një artisteje që ka jetuar dhe krijuar mes dy vendeve: Shqipërisë dhe Italisë. Publiku pati mundësinë të shijojë një pasqyrë intime e veprave të Afërdita Nebi Jahja – artiste shqiptare me rrënjë të thella në traditën dhe shkollën shqiptare të artit.

E arsimura në Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe më pas e diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë (ILA), Afërdita ka ndërtuar një karrierë të pasur si skenografe, etnografe, stiliste dhe piktore. Ajo është gjithashtu bashkëshortja e mjeshtrit të njohur të mozaikut Agim Nebiu, një nga autorët e mozaikut monumental “Shqipëria” në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.

Prej fillimit të viteve ’90, çifti artistik jeton dhe punon në Itali, ku me studion e tyre “Arte Nebi”, kanë lënë gjurmë të thella në artin e mozaikut dhe të pikturës bashkëkohore.

 “DUARARTA”, e quan e bija, dott.ssa Arianita Nebi – një përshkrim emocional për nënën që, sipas saj, “është lindur me shpirt fisnik, e mbushur me dashuri dhe bukuri. Nuk është rastësi që quhet Afërdita – si perëndesha e dashurisë dhe bukurisë.”

Ekspozita u mundësua falë iniciativës së Dr. Massimo Diodati të “Noi che l’Arte”, si dhe bashkëpunimit të Dr. Lorena Albani. Pjesëmarrës ishin anëtarët e shoqatës Le Aquile Di Seta, në të cilën bën pjesë edhe e bija e artistes, presidentja dott.ssa Aurela Hasku, zv/presidentja Eva Meksi dhe shumë anetare të tjera. Po ashtu, mori pjesë Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Bari, Prof. dott. Arian Vasjari, i shoqëruar nga zonja Anila (Braho) Vasjari, e cila mbajti një fjalim përshëndetës dhe vlerësoi punën e artistas. Staffi i Konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Bari gjithashtu nderoi ngjarjen me praninë e tij. Në fund, nderi dhe respekti iu dedikuan familjes Nebi, bashkëshortit dhe mjeshtrit Agim Nebiu, djemve Rudi Nebi dhe Tani Nebi, vajzës Arianita Nebi me bashkëshortin Nicola Armenise dhe djalit të tyre Alessandro, i cili ndjek shkollën shqipe Le Aquile Di Seta në Bari.

Kjo ekspozitë, megjithëse e përkohshme në formë, mbart peshën e një trashëgimie të gjallë artistike që flet për përkushtim, talent dhe dashuri për artin. Një homazh i merituar për një grua dhe artiste shqiptare që vijon të krijojë bukuri përtej kufijve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.