Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot në kryeqytetin e Kosovës, ku një polic është gjetur i pajetë në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë. Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima është 47-vjeçari Alban Tolaj, dhe se dyshohet se ka humbur jetën nga vetëvrasja.
Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 14:45, ka mbërritur informacioni për një trup të pajetë në këtë zonë. Një njësi e policisë dhe mjekët emergjentë janë drejtuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatua vdekjen e viktimës, i cili ishte zyrtar policor.
“Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, përkundër se ka elemente që sugjerojnë vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur hetimet dhe po shqyrton me kujdes të gjitha aspektet e rastit për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarje tragjike,” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Hetimet për këtë rast po vazhdojnë dhe autoritetet janë angazhuar për të zbuluar çdo detaj që mund të ndihmojë në ndriçimin e plotë të ngjarjes.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.