Gjuha dhe kultura shqiptare në Australi

E martë, 17 Nëntor, 2026
E martë, 17 Nëntor, 2026

Gjuha dhe kultura shqiptare në Australi

Për rreth 35 vjet, shkollat shqipe në Melburn, shteti i Viktorias, kanë qenë një pike referimi për ruajtjen e gjuhës dhe traditive të shqiptarëve në diasporë. Ato ofrojnë mundësinë që fëmijët shqiptarë, të rritur larg atdheut, të mos e humbasin lidhjen me kulturën e tyre, të njohin historinë e pasur shqiptare dhe, mbi të gjitha, të mbajnë gjallë gjuhën e bukur shqipe. Në këtë qytet të madh dhe multikultural janë gjashtë shkolla shqipe që operojnë si pjesë e Victorian School of Languages (VSL), nën mbikëqyrjen e Departamentit të Gjuhëve të shtetit të Viktorias. Këto shkolla, të cilat ofrojnë mësime të gjuhës shqipe çdo të shtunë për fëmijët në moshat 6 deri në 16 vjeç, janë një aset i vyer për komunitetin shqiptar. Ato ndihmojnë në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe ofrojnë një mundësi të çmuar për mësimin e gjuhës amtare në një shoqëri multikulturale. Mësuesit e angazhuar në këtë mision janë Alketa Hoxhallari, Pranvera Jakupllari, Renata Luka, Inisa Sota, Eriol Backa, Benua Nure, Afrim Selimi, Kamela Kambo dhe Teuta Veis. Përveç shkollës së Altona North, e cila është një nga më të vjetrat, shkolla të tjera shqiptare janë të pranishme në qytete, si: Caroline Springs, Epping, Reservoir, Hoppers Crossing dhe Shepparton. Secila prej tyre ka një mision të qartë: mbajtjen gjallë të identitetit shqiptar në një vend të huaj. Numri i nxënësve shkon nga 16 deri në 32 dhe, çdo vit, mësuesit përpiqen të ofrojnë një mësim të pasur dhe të larmishëm që e bën gjuhën shqipe tërheqëse për fëmijët e diasporës. Një grup mësuesish të përkushtuar punojnë çdo fundjavë për t’u siguruar që fëmijët të kuptojnë dhe vlerësojnë rëndësinë e gjuhës shqipe, si dhe të përvetësojnë elemente të tjera të kulturës shqiptare.

Roli i shkollave shqipe në promovimin  e trashëgimisë kulturore

Një aspekt tjetër i rëndësishëm i këtyre shkollave është angazhimi i tyre në aktivitete kulturore, që ndihmojnë në forcimin e lidhjes mes nxënësve dhe kulturës shqiptare. Nga manifestimet muzikore dhe vallëzimet popullore, te ekspozitat artistike dhe panairet kulturore, shkollat e gjuhës shqipe në Melburn janë gjithmonë në vijën e parë të organizimit të aktiviteteve që kremtojnë trashëgiminë kulturore shqiptare. Një nga ngjarjet më të rëndësishme është Shepparton Albanian Harvest Festival [Festivali i Kulturës Shqiptare], i cili mbahet çdo vit dhe është një mundësi e shkëlqyer për nxënësit dhe prindërit që  të festojnë së bashku traditat dhe vlerat shqiptare. Ky festival përfshin aktivitete të ndryshme, nga koncertet dhe performancat kulturore deri te pjatat tradicionale shqiptare që shërbehen me krenari. Gjithashtu, shumë nga këto shkolla janë të mbështetura nga institucionet shqiptare, përfshirë Ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe Ministritë e Arsimit të të dyja vendeve. Kjo mbështetje është thelbësore për krijimin e një mjedisi mësimor cilësor dhe për sigurimin e materialeve mësimore që u mundësojnë fëmijëve të mësojnë gjuhën shqipe në mënyrë efektive.

Shkollat në Melburn:

1. SHKOLLA ALTONA NORTH me 24-28 nxënës.
2. SHKOLLA CAROLINE SPRINGS me 22-25 nxënës.
3. SHKOLLA EPPING me 18-22 nxënës.
4. SHKOLLA RESERVOIR me 16-22 nxënës.
5. SHKOLLA HOPPERS CROSSING me 18-25 nxënës.
6. SHKOLLA NË QYTETIN SHEPPARTON me 26-32 nxënës.

Histori e shkurtër e komunitetit shqiptar në Australi

Historia e komunitetit shqiptar në Australi është një histori e guximit, sacrifices dhe angazhimit për të ruajtur kulturën dhe gjuhën në skajin më jugor të botës. Shqiptarët filluan të emigronin  ë Australi në vitet 1950 – 1960, kryesisht për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe politike. Ata fillimisht u vendosën në qytete të mëdha, si: Melburn, Sidnej dhe Brisbane, ku u integruan në shoqërinë australiane, por nuk harruan kurrë rrënjët e tyre. Në vijim, me rritjen e numrit të emigrantëve, u themeluan shoqata dhe klube kulturore shqiptare, si dhe kishin filluar të krijoheshin mundësi për mësimin e gjuhës shqipe. Këto shoqata luajtën një rol të rëndësishëm në mbajtjen gjallë të kulturës shqiptare dhe ishin thelbësore për lidhjet e forta midis shqiptarëve dhe komunitetit të gjerë australian. Shkollat e gjuhës shqipe, të cilat kanë qenë të pranishme që nga viti 1980, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit shqiptar. Shumë prindër shqiptarë e dine se është e rëndësishme që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën shqipe, pasi kjo është një mënyrë për të pasur lidhje me trashëgiminë dhe për të mbajtur të gjallë traditat dhe kulturën shqiptare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.