Gjermani/Këshilli i Arsimtarëve Shqiptarë, 5 dekada në shërbim të gjuhës shqipe

E martë, 1 Korrik, 2025

Mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani e ka zanafillën në vitet ’70, kur në qytetin Euskirchen (NRW) u hap shkolla e parë shqipe. Kjo nismë përbënte një hap të rëndësishëm për komunitetin shqiptar, pasi e kthente mësimin e gjuhës amtare në një mision për ruajtjen e identitetit kombëtar.

Një moment kyç në këtë rrugëtim ishte themelimi i Këshillit të Arsimtarëve Shqiptarë (KASH) “Naim Frashëri”, më 14 shtator 1990. Negjmije Reçica, Kryetare e KASH-it “Naim Frashëri” në Gjermani, tregon se KASH-i u krijua me qëllimin për të mbikëqyrur dhe për të zhvilluar mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani, duke siguruar një strukturë të qëndrueshme për edukimin e fëmijëve shqiptarë. Me regjistrimin zyrtar pranë Gjykatës Ekonomike në Düsseldorf, KASH-i fitoi statusin juridik, duke u shndërruar në një platformë të rëndësishme për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë.

Sfidat kryesore në hapjen e shkollave shqipe

Procesi i hapjes dhe i funksionimit të shkollave shqipe në Gjermani ka hasur në sfida të shumta, kryesisht për shkak të ndryshimeve ligjore mes landeve federale. Në Nordrhein-Westfalen (NRW), Niedersachsen dhe Hamburg, mësimi plotësues mbështetet nga autoritetet arsimore vendore, të cilat ofrojnë financim dhe mbikëqyrje për mësuesit. Në lande të tjera, organizimi mbështetet kryesisht në angazhimin vullnetar të komunitetit shqiptar dhe në ndihmën e konsullatave shqiptare. Kjo situatë krijon vështirësi në sigurimin e vazhdimësisë së mësimit, në furnizimin me materiale didaktike dhe në mbështetjen e burimeve të tjera të nevojshme.

Numri i shkollave shqipe dhe nxënësve sot

Aktualisht, në shumë qytete të Gjermanisë funksionojnë qindra shkolla shqipe, ku mësojnë mijëra nxënës shqiptarë. Interesi për mësimin e gjuhës shqipe është në rritje, veçanërisht në zonat me një komunitet të madh shqiptar, duke dëshmuar nevojën e vazhdueshme për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare. Të dhënat më të sakta për këtë proces janë siguruar nga Ministria e Arsimit për landin e NRW-së.

Roli i mësuesve dhe i prindërve në funksionimin e shkollave shqipe

Mësuesit dhe prindërit kanë  luajtur një rol thelbësor në themelimin dhe funksionimin e shkollave shqipe. Përveç përkushtimit në procesin mësimor, ata kanë ndërmjetësuar me autoritetet gjermane dhe institucionet shqiptare për të siguruar mbështetje financiare dhe logjistike. Gjatë periudhës së çlirimit të Kosovës, KASH-i luajti një rol kyç në mbajtjen e lidhjeve me Ministrinë e Arsimit të Kosovës, duke garantuar vazhdimësinë e mësimit në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Gjermani.

Dokumentimi i historisë së shkollave shqipe

KASH-i ka arkivuar me kujdes historikun e shkollave shqipe në Gjermani, duke mbledhur dhe duke ruajtur dokumente, raporte dhe projekte të zhvilluara ndër vite. Këto materiale janë botuar në libra dhe studime që pasqyrojnë përpjekjet e komunitetit shqiptar për të ruajtur gjuhën dhe identitetin kulturor në diasporë.

Organizimi dhe bashkëpunimi me institucionet gjermane dhe shqiptare

KASH-i operon si një organizatë e pavarur dhe bashkëpunon ngushtë me autoritetet arsimore gjermane në disa lande, konsullatat e përgjithshme të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe Ministritë e Arsimit të të dyja vendeve. Ky bashkëpunim ka ndihmuar në institucionalizimin e mësimit të gjuhës shqipe dhe sigurimin e materialeve didaktike të nevojshme për nxënësit.

Motivimet kryesore për regjistrimin e fëmijëve në shkollat shqipe

Prindërit shqiptarë zgjedhin t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollat shqipe për të ruajtur gjuhën dhe identitetin kombëtar, për të forcuar lidhjet me kulturën dhe traditat shqiptare, për t’u mundësuar fëmijëve komunikimin me familjarët në atdhe dhe për të nxitur krenarinë për origjinën dhe historinë shqiptare.

Procesi i regjistrimit dhe kushtet

Regjistrimi në shkollat shqipe organizohet në bashkëpunim me KASH-in, mësuesit e angazhuar dhe konsullatat shqiptare. Në disa lande, regjistrimi mund të bëhet edhe përmes shkollave gjermane që ofrojnë mësimin plotësues në gjuhën amtare. Mbështetja financiare për shkollat shqipe  Në disa lande, si: Nordrhein-Westfalen, Niedersachsen dhe Hamburg, autoritetet gjermane ofrojnë mbështetje financiare për shkollat shqipe. Megjithatë, në pjesën më të madhe të landeve të tjera, financimi bazohet në angazhimin vullnetar të komunitetit dhe ndihmën e konsullatave shqiptare.

 Sfidat e shkollave shqipe në Gjermani

Ndër sfidat kryesore, me të cilat përballen shkollat shqipe në Gjermani, përfshihen mungesa e financimit të qëndrueshëm, ndryshimet në politikat arsimore mes landeve dhe vështirësitë në sigurimin e materialeve didaktike të standardizuara.

Aktivitetet jashtëshkollore dhe përfshirja kulturore

Shkollat shqipe organizojnë aktivitete të shumta kulturore, si: koncerte dhe festivale, aktivitete sportive, projekte edukative dhe vizita institucionale, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit shqiptar ndër breza.

 Planet e KASH-it për të ardhmen

KASH-i synon zgjerimin e rrjetit të shkollave shqipe, sigurimin e një financimi të qëndrueshëm, formalizimin e mësimit shqip në më shumë lande dhe zhvillimin e aktiviteteve që forcojnë lidhjet mes brezave.

Këshilli i Arsimtarëve Shqiptarë (KASH) në Gjermani mbetet një shtyllë themelore për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare. Përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet gjermane dhe shqiptare, KASH-i synon të avancojë dhe të formalizojë mësimin e gjuhës shqipe si pjesë integrale e sistemit arsimor publik në Gjermani, duke garantuar kështu një të ardhme të qëndrueshme për gjeneratat e reja shqiptare në diasporë.

***

Për përgatitjen e këtij shkrimi ndihmoi znj. Negjmije Reçica, Kryetare e KASH-it “Naim Frashëri” në Gjermani.

Mësimdhënëse në shkollën gjermane dhe mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Bashkëpunëtore shkencore në Institutin e Gjuhëve në Universitetin e Dortmundit.

Botuar fillimisht në revistën “Flasim Shqip” nga Qendra e Botimeve për Diasporën

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.