Zgjedhjet 2025/ Fletët e votimit do të dërgohen në Diasporë deri më 17 prill

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat, dha detaje mbi procesin e votimit për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar përgatitjet për votuesit jashtë vendit.

Sipas Celibashit, fletët e votimit po printohen nga një kompani sllovene dhe pritet të mbërrijnë në Shqipëri brenda datës 8 prill. Më pas, nga data 8 deri më 10 prill do të nisë përgatitja e zarfeve me fletët e votimit dhe dokumentacionin përkatës, ndërsa dërgimi për zgjedhësit jashtë vendit pritet të realizohet deri më 17 prill.

“Koha e mbetur është e mjaftueshme për të garantuar që votuesit jashtë Shqipërisë ta plotësojnë fletën e votimit brenda 3-4 ditëve dhe ta dërgojnë atë në KQZ deri në orën 19:00 të datës 11 maj”, tha ai.

Gjithashtu, KQZ po finalizon një tutorial mbi procedurat e votimit, i cili do të publikohet brenda pak ditësh në media dhe rrjete sociale. Për të ndihmuar votuesit jashtë vendit, do të vihet në funksion edhe një sistem asistence dhe këshillimi, ndërsa në dokumentacionin e dërguar do të përfshihet një udhëzues i detajuar mbi hapat që duhet të ndjekin zgjedhësit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.