Zyra postare Zveçan-2 është rikthyer plotësisht në funksion pas përfundimit të të gjitha riparimeve të nevojshme, pas sulmit të fundit.
Posta e Kosovës njofton se janë riparuar dëmet e shkaktuara në infrastrukturë, duke përfshirë vendosjen e xhamave dhe rikonstruksionin e hapësirave të brendshme.
“Zyra postare Zveçan-2 është tashmë e pajisur me të gjitha kapacitetet e nevojshme dhe ka rifilluar ofrimin e shërbimeve në sportel, duke reflektuar përkushtimin tonë për të qenë gjithmonë pranë qytetarëve, pavarësisht sfidave”, thuhet në njoftim.
Zyra postare Zveçan-2, do të jetë e hapur për qytetarë çdo ditë pune, sipas orarit: e hënë – e premte, nga ora 09:00 deri 16:00, dhe ditë e shtunë, nga ora 09:00-16:00.
Objekti i Postës së Kosovës në Zveçan, është sulmuar me dy granata dore pas mesnatës së datës 1 prill. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka dënuar rastin duke e cilësuar sulm me elemente terroriste.
Edhe Posta e Kosovës ka dënuar sulmin, duke kërkuar nga autoritetet kompetente hetimin e plotë të rastit dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar që të gjithë qytetarët të jetojnë në një mjedis të sigurt./ Kosova Press/
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.