”La Maison de l’Albanie”, Vatra e kulturës shqiptare në zemër të Parisit

E diel, 29 Qershor, 2025

Në zemër të Parisit, në adresën:26, Place Denfert-Rochereau, një nga sheshet më të njohura të kryeqytetit francez ku ngrihet madhështor Luani i Belfortit, simbol i fuqisë së mbrojtjes i Republikës së Francës -vepër e skulptorit Bartholdi, autori i Statujës së Lirisë, simbol i lirisë dhe i demokracisë-ndodhet një tjetër simbol i rëndësishëm kulturor, së paku për ne shqiptarët: “La Maison de l’Albanie”.

Kjo qendër kulturore, e krijuar dymbëdhjetë vjet më parë nga inxhinieri Gjergji Themeli  dhe Armanda Themeli, është kthyer në një oaz të kulturës shqiptare në Francë, duke mirëpritur shkrimtarë, artistë dhe intelektualë nga vende të ndryshme të botës, si: SHBA-ja, Kosova, Mali i Zi, Italia, Greqia, Holanda, Franca, Belgjika, Spanja, Rumania, Austria dhe veçanërisht nga

Shqipëria. “Me një trashëgimi tashmë të konsoliduar dhe projekte të mëdha për të ardhmen, “La Maison de l’Albanie” mbetet një nga qendrat më të rëndësishme të kulturës shqiptare jashtë kufijve të atdheut, një urë lidhëse midis Shqipërisë, Kosovës dhe botës frankofone.”

Një ëndërr e bërë realitet

Në vitin 2012, Gjergji Themeli, një intelektual shqiptar me një pasion të jashtëzakonshëm për ruajtjen dhe promovimin e kulturës kombëtare, vendosi të  themelonte “La Maison de l’Albanie”. Kjo shoqatë, që funksionon sipas ligjit francez të vitit 1901 për interes të përgjithshëm, ka si qëllim kryesor promovimin e artit dhe kulturës shqiptare në Francë. Themelimi i saj u frymëzua edhe nga shkrimtari Kiço Blushi, i cili, gjatë një vizite në Paris, propozoi këtë emër për qendrën në një artikull të botuar në shtypin shqiptar. Në fillimet e saj, “La Maison de l’Albanie” u përball me sfida të shumta, nga sigurimi i një  hapësire të përshtatshme deri te financimi i aktiviteteve të para. Megjithatë, me përkushtimin e themeluesit dhe mbështetjen e  komunitetit shqiptar në Francë, qendra arriti të krijojë një identitet të fortë dhe të bëhet pikë referimi për shqiptarët dhe frankofonët e interesuar për kulturën tonë.

Një qendër me ndikim ndërkombëtar

Për dymbëdhjetë vite, “La Maison de l’Albanie” ka mirëpritur personalitete të shquara, si: shkrimtari Ismail Kadare, poeti Moikom Zeqo, piktori i merituar Zamir Mati, Blerta dhe Veton Surroi, piktori Hasan Nallbani, studiuesi Luan Rama, fizikani Georges Leka, pedagogu Agron Hasku  dhe shumë të tjerë. Me një përkushtim të veçantë ndaj artit dhe letërsisë, kjo qendër ka organizuar mbi 250 aktivitete, duke përfshirë  promovime librash, ekspozita dhe diskutime mbi historinë dhe identitetin shqiptar.

Duke ndjekur modelin e qendrave të tjera kulturore evropiane, “La Maison de l’Albanie” ka bashkëpunuar me institucione të njohura franceze dhe shqiptare për të sjellë në vëmendje figura të rëndësishme të kulturës shqiptare. Një ndër aktivitetet më të rëndësishme ishte organizimi i një ekspozite për piktorin e shquar mesjetar shqiptar Onufrin, ku u shpalosën kopje të veprave të tij dhe analiza artistike mbi ndikimin e artit bizantin në Shqipëri.

Pjesë e një rrjeti kulturor evropian

Një nga arritjet më të rëndësishme të “La Maison de l’Albanie” është anëtarësimi i saj në FICEP (Federata e Qendrave Kulturore të Vendeve të Huaja në Paris) përkrah qendrave të tjera të njohura, si: “Goethe” e Gjermanisë, “Giotto” e Italisë dhe “Cervantes” e Spanjës. Në këtë kuadër, qendra shqiptare ka luajtur një rol kyç në përfshirjen e shoqatës kulturore të Kosovës në FICEP, duke krijuar një urë të fortë bashkëpunimi midis dy qendrave shqiptare në Francë. Pjesëmarrja në FICEP i ka dhënë mundësi qendrës shqiptare të marrë pjesë në festivale të rëndësishme kulturore në Paris, si dhe të organizojë aktivitete me përkrahjen e institucioneve franceze. Kjo ka ndihmuar në promovimin e një imazhi pozitiv të Shqipërisë dhe Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Një arkiv i pasur i kulturës shqiptare

Prej krijimit të saj, “La Maison de l’Albanie” ka ruajtur një koleksion të pasur posterash dhe materialesh arkivore që dëshmojnë historinë 12-vjeçare të qendrës. Përveçse promovon botimin e librave të autorëve  shqiptarë dhe francezë që shkruajnë për Shqipërinë, qendra ka asistuar edhe në mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë në Francë, falë ndihmës së përkthyeses Irena Rambi dhe profesorit të Universitetit të Parisit Agron Hasku.

Projekte me ndikim të madh

Që nga krijimi i saj, në “La Maison de l’Albanie” janë organizuar mbi 250 aktivitete, duke përfshirë ekspozita, promovime librash etj. Veçanërisht, mund të përmendim emetimin e serisë me dy pulla nga Posta Franceze, ku figura e Skënderbeut dhe Kalaja e Krujës paraqiten me një gjuhë të thjeshtë grafike. Shpërndarja e tyre në ditën e parë u bë në hapësirën e qendrës ku mijëra pulla u shpërndanë për dashamirësit. “La Maison de l’Albanie” i prezantoi gjithashtu këto pulla në Prishtinë, Kosovë, ku interesi ishte i jashtëzakonshëm dhe u pasqyrua në shtypin lokal.

Pullat u prezantuan edhe në takimin e dytë të diasporës shqiptare në Tiranë, dhe nga një seri iu dhurua Kryeministrit të Shqipërisë dhe Presidentit të Kosovës.

Projekt i rëndësishëm është edhe vendosja e një elementi zbukurues në kryeqytetin francez për figurën e Skënderbeut. Ky projekt është realizuar në makete me teknikën e siluetave të prera me lazer në hekur dhe paraqet një grup kalorësish me Skënderbeun në krye, konceptuar në një kompozim dekorativ që realizon idenë historike “Drejt Evropës”. Projekti është një punë disavjeçare e mbështetur dhe e zhvilluar nga “La Maison de l’Albanie”.

Një vend për të gjithë shqiptarët

Shoqata drejtohet nga një këshill drejtues dhe artistik i përbërë nga Gjergji Themeli, Luan Rama, Georges Leka, Agron Hasku dhe Zamir Mati. Aktivitetet e qendrës miratohen nga ky këshill dhe zhvillohen sipas një kalendari të planifikuar për gjashtë ose dymbëdhjetë muaj. Çdokush që ka pasion për kulturën shqiptare mund të bëhet pjesë e aktiviteteve të qendrës, të propozojë një ekspozitë, të prezantojë një libër apo të marrë pjesë në projektet e saj kulturore.

E ardhmja e “La Maison de l’Albanie”

Qendra është në procesin e botimit të një serie albumesh që do të pasqyrojnë gjithë veprimtarinë e saj gjatë këtyre viteve. Ndërkohë lajmet dhe aktivitetet e saj mund të ndiqen përmes faqes zyrtare në Facebook (https://www.facebook.com/MaisonAlbanie/), ku pasqyrohet jeta e gjallë kulturore e kësaj strehe shqiptare në Paris.

Me një trashëgimi tashmë të konsoliduar dhe projekte të mëdha për të ardhmen, “La Maison de l’Albanie” mbetet një nga qendrat më të rëndësishme të kulturës shqiptare jashtë kufijve të atdheut, një urë lidhëse midis Shqipërisë, Kosovës dhe botës frankofone.

Për Gjergji Themelin dhe ekipin e tij, kjo nuk është thjesht një qendër kulturore, por një mision për të ruajtur dhe për të përhapur shpirtin shqiptar në zemër të Evropës.

Nga Yllka Lezo

Botuar në revistën “Flasim Shqip” nga Qendra e Botimeve për Diasporën

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.