Trashëgimia kulturore në rrezik, Shqipëria neglizhon rekomandimet e UNESCO-s

E premte, 11 Prill, 2025

Shkëlqim turistik i Shqipërisë në kohën kur po vlerësohet gjithmonë e më shumë si një destinacion që ngjall interes edhe kulturor duhet të kishte nxitur një qasje më aktive në mbrojtjen e asaj që njihet si trashëgimi kulturore.

Por duket se diçka e tillë nuk ka bërë institucionet më të vëmendshme për promovimin dhe mbrojtjen e kësaj pjese. Një auditim i Kontrollit të Latë të Shtetit që ka në objekt të tij tematikën “Mbrojtja e vlerave dhe pasurisë së vendittonë në UNESCO” nxjerr në pah disa problematika që lidhen pikërisht me vëmendjen ndaj trashëgimisë kulturore.

Një prej tyre është ajo që lidhet me rekomandimet që lënë misionet e UNESCO sa i takon pasurve që janë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore pjesë e të cilave janë dy
qytete në vendin tonë.

“Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, nuk merr asnjë masë konkrete për të
adresuar zbatimin e rekomandimeve që lënë misionet e UNESCO-s për pasuritë pjesë e
Listës së Trashëgimisë Botërore (p.sh Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës,
Trashëgimia kulturore dhe natyrore e Liqenit të Ohrit).

Rekomandimet nuk adresohen për ndjekje dhe zbatim nga asnjë strukturë specifike në
institucionet publike, nuk koordinohet puna midis institucioneve përgjegjëse, nuk ka një
plan masash për zbatim, si dhe nuk ka informacion se çfarë bën dhe duhet të bëjë
secila strukturë për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s” thuhet në auditim.

Një tjetër rast ku nuk janë adresuar shqetësimet për faktorët që rrezikojnë
trashëgiminë, këtë herë natyrore është ai për Liqenin e Ohrit. Këto institucione, sipas
KLSH, në vijimësi kanë shpërfillur rekomandimet e Komitetit të UNESCO-s i cili që nga
viti 2019 e në vijim, thekson se duhet të merren masa urgjente dhe të mobilizohen të
gjitha palët dhe aktorët për të reduktuar kërcënimet dhe për të bërë të mundur ruajtjen
e Vlerave të Jashtëzakonshme Universale të Liqenit të Ohrit. Gjithashtu, projekti i
Parkut Ujor Drilon Tushemisht ka vijuar, pa marrë në konsideratë rekomandimet e
Komitetit që nga viti 2020 e në vijim.

I njëjti dokument vë theksin tek mosrespektimi I detyrimeve që lindin nga anëtarësimi
në konventat e trashëgimisë kulturore ku kërkohet që për projektet infrastrukturore të
merret mendim edhe nga autoritetet përgjegjëse për këtë fushë.

“Shqipëria edhe pse nënshkruese e dy konventave bazë për mbrojtjen dhe ruajtjen e
pasurive kulturore / kulturore natyrore dhe pasurive kulturore jomateriale, nuk ka të
përcaktuar në kuadrin ligjor në fuqi detyrime që derivojnë nga këto Konventa, si p.sh.,
çdo projekt që kryhet në sitet e trashëgimisë kulturore duhet të marrë më parë
“Vlerësim të Ndikimit në Trashëgimi HIA”.

Konkretisht, Shteti Shqiptar për projektin infrastrukturor të Bypass-it të Gjirokastrës ka vijuar zbatimin pa bërë“Vlerësimin e Ndikimit në Trashëgimi” të tij, si dhe pa konsideruar rekomandimet që janë bërë vit pas viti ngaKomiteti i UNESCO-s duke riskuar integritetin e përgjithshëm të këtij qyteti dhe cenuar këtë pasuri me vlerëuniversal” nënvizohet në auditim./MONITOR/

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.