SHBA/ Nderim për Senad Demirin, rrugë e re me emrin e tij në Staten Island

E mërkurë, 2 Prill, 2025

Një arritje domethënëse për komunitetin shqiptar në Staten Island u shënua me ceremoninë e riemërtimit të një rruge në nder të Senad Demirit, një personalitet i shquar i diasporës shqiptare në SHBA. Ky akt përjetëson trashëgiminë dhe ndikimin e tij në komunitetin shqiptar dhe më gjerë.

Në këtë ceremoni emocionuese, të pranishëm ishin familjarë, miq dhe bashkëkombës të Demirit, të cilët përkujtonin me krenari figurën e tij si aktivist, afarist dhe humanist. Ky nderim u bë i mundur falë mbështetjes së Këshilltarit të Bashkisë së New York-ut, David Carr, i cili u vlerësua për përkushtimin e tij ndaj kësaj nisme.

Kush ishte Senad Demiri?

Senad Demiri, me prejardhje nga fshati Kravar i Anës së Malit (Komuna e Ulqinit), ishte një figurë qendrore në komunitetin shqiptar në New York. Ai humbi jetën më 5 tetor 2023, pas një beteje të rëndë me sëmundjen, duke lënë pas një trashëgimi të pashlyeshme në moshën 51-vjeçare.

I njohur për shpirtin e tij bujar dhe përkushtimin ndaj bashkëkombësve, Demiri ishte pronar i lokalit të mirënjohur “Café Latté” në Staten Island, i cili për më shumë se një dekadë shërbeu si një qendër e rëndësishme për shqiptarët e diasporës. Ky lokal nuk ishte vetëm një vend për takime shoqërore dhe familjare, por edhe një hapësirë e rëndësishme për tubime komunitare, mbledhje fondesh humanitare dhe aktivitete kulturore. Në “Café Latté” janë organizuar takime me kongresistë amerikanë, promovime librash të autorëve shqiptarë, si dhe pritje për personalitete të shquara nga atdheu.

Kontributet e Senad Demirit nuk kufizoheshin vetëm në mikpritjen e tij të ngrohtë. Ai ishte një mbështetës i madh i shoqatave dhe organizatave shqiptare, duke ndihmuar financiarisht dhe moralisht komunitetin, veçanërisht emigrantët e rinj që nisnin jetën në Amerikë. Përkushtimi i tij e bëri atë një figurë të dashur dhe të respektuar nga të gjithë ata që e njihnin.

Familja Demiri ka arsye të jetë krenare për djalin, vëllain, bashkëshortin dhe babanë e tyre. Ndikimi i tij në komunitet do të mbetet i gjallë, ndërsa emri i tij do të qëndrojë përgjithmonë në historinë e shqiptarëve të Staten Island.

Riemërtimi i rrugës me emrin e Senad Demirit është një dëshmi e vlerave që ai përfaqësonte dhe një kujtim i përhershëm për njeriun që la gjurmë të pashlyeshme në jetën e shqiptarëve në diasporë.

ka

Foto kortezi e Shoqata Ana e Malit

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.