New York/ Qindra besimtar shqiptar falën Fitër Bajramin në Xhaminë e Bruklinit

E hënë, 7 Korrik, 2025

Pas sakrificës dhe adhurimit ndaj Zotit përmes agjërimit në muajin e Ramazanit, besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë festën më të rëndësishme të këtij komuniteti, Fitër Bajramin, ose Bajramin e Madh.

Për të gjithë besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e sadakasë, dhe shpreh atë solidarizimin shpirtëror me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë.

Qindra besimtarë myslimanë u mblodhën dje në orët e para të mëngjesit në Xhaminë e Bruklinit, e cila është dhe xhamia më vjetër e shqiptarëve në Nju Jork, e shtetet për rreth tij,  për të kryer faljen e namazit të Fitër Bajramit, një nga momentet më të rëndësishme për të gjithë besimtarët.

Të pranishëm në xhaminë e Bruklinit ishin besimtarë të të gjitha moshave, veçanërisht emigrantë të vjetër që vazhdojnë traditën e tyre në këtë xhami e njohur në komunitet si “xhamia e emigrantëve”, së bashku me emigrantët e rinj, të tre dekadave të fundit.

Aktiviteti fetar në xhaminë e shqiptarëve nisi herët me faljen e namazit të Sabahut  në orën 6:30, ndërsa falja e namazit u krye në orën 07:30.

Më pas Imami nga Shqipëria, Festim Doka, udhëhoqi lutjet e namazit të Sabahut, i cili ishte i njëjti imam që priu namazin. Ai mbajti ligjëratën ku foli mbi vijueshmërinë që do të kenë tani besimtarët 30 ditë pas agjërimit.

Hoxhë Eduard Burhani, foli më shumë për familjen, shoqërinë dhe rëndësinë që ka në besimin në islam familja, dhe një shoqëri sa më e shëndoshë, dhe e mirë.

Më parë se të niste falja e Bajramit, foli edhe mysafiri nga Shqipëria, Hoxhë Zyberi, së bashku me Imam Burhanin, të cilët ishin pjesë e ligjërimit të namazit së Bajramit.

Imam Festim Doko, i cili më parë ka shërbyer në Shqipëri, na tha se  ky bajram , synimin apo mesazhin e tij e pati pikërisht në bashkëpunimin, unifikimin dhe njehsimin midis të gjithë besimtarëve në mbarë botën, për mëshirë, paqe e harmoni anembanë.

“Fitër Bajram , tha Imam Doko, shënon përfundimin e një muaji agjërimi, përkushtimi dhe reflektimi shpirtëror, duke i dhënë besimtarëve mundësinë për të falënderuar Zotin, për të forcuar lidhjet me familjen dhe komunitetin, si dhe për të ndihmuar ata që kanë më pak mundësi.”

Ai shtoi se një nga traditat kryesore të kësaj feste është dhënia e sadakasë, një akt simbolik që thekson vlerat e solidaritetit dhe bamirësisë.

Në fund faljes, pasi uruan njëri tjetrin plot dashamirësi e mirësi, besimtarët janë kthyer në familjet e tyre për të vijuar me ritualet e festës, që përfshijnë urimet, vizitat tek të afërmit dhe shtrimin e drekës së Bajramit, ku nuk mungojnë gatimet tradicionale dhe ëmbëlsirat me sherbet: bakllavaja, kadaifi dhe revania.

Pas faljes së Fitër Bajramit, besimtarët myslimanë shqiptarë në shenjë dashurie dhe respekti për ata që nuk janë më midis nesh nisën të bëjnë edhe vizitat familjare në shenjë kujtimi dhe lutje për shpirtërat e të afërmeve të tyre në varrezat, duke vendosur buqeta me lule të freskëta.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.