Komuniteti Shqiptar në Selanik iu përgjigj një thirrjeje emergjente për ndihmë duke dhuruar gjak për operacionin e gruas së admiralit në pension, Vangjelis Koutroulikos.
Në një letër falënderimi, admiral Koutroulikos shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën e dhënë nga shqiptarët e Selanikut. “Thonë se miqësia provohet me kalimin e kohës, dhe kjo është e vërtetë. Dëshiroj të falënderoj nga zemra Komunitetin Shqiptar të Selanikut për dhurimin e gjakut në ndihmë të operacionit të gruas sime,” shkruan ai në letrën e tij.
Gjithashtu, ai shprehu vullnetin për t’u bërë pjesë e fushatave të ardhshme të dhurimit të gjakut që organizon ky komunitet. “Edhe unë, si dhurues gjaku, do të jem bashkë me ju në fushatat e ardhshme për Bankën tuaj të Gjakut,” shtoi ai.
Një falënderim iu drejtua edhe kryetarit të Komunitetit Shqiptar të Selanikut, profesor Luan Zyka, për organizimin e kësaj ndihme.
Ky veprim tregon edhe një herë rëndësinë e solidaritetit mes njerëzve, pavarësisht kombësisë apo kufijve. Komuniteti Shqiptar në Selanik vazhdon të jetë një shembull i ndihmës së ndërsjellë dhe vlerave humane në diasporë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.