Kirkus Reviews për Pashko Camajn: Një rrëfim emigracioni nga Malësia në Amerikë

E mërkurë, 2 Prill, 2025

Në librin e tij të paharrueshëm “Duke ëndërruar nga bagazhi i një makine amerikane (Porosia e kullës)”, Pashko R. Camaj sjell një rrëfim të fuqishëm mbi emigracionin, sakrificat dhe ndjenjën e përkatësisë. Përmes një narrative të ndjerë dhe thellësisht personale, ai na fton të ndjekim udhëtimin e tij nga Malësia drejt Shteteve të Bashkuara, duke kaluar përmes sfidave të rrezikshme dhe përvojave që formësuan identitetin e tij. Në një analizë të thellë të veprës, Kirkus Review e përshkruan këtë kujtim si një përsiatje prekëse mbi emigracionin dhe rrënjët, duke vënë në pah jo vetëm përballjen me vështirësitë e integrimit, por edhe betejën e brendshme të një njeriu që largohet nga atdheu për të mbajtur gjallë trashëgiminë e tij. Një rrëfim që përtej personalitetit të tij, bëhet jehonë e përvojës së shumë shqiptarëve që janë përballur me të njëjtin udhëtim të vështirë drejt një jete më të mirë.

***

MBI LIBRIN ME KUJTIME BOTUAR NË ANGLISHT “DUKE ËNDËRRUAR NGA BAGAZHI I NJË MAKINE AMERIKANE (Porosia e kullës) nga Pashko R. Camaj

Një emigrant me origjinë shqiptare rrëfen udhëtimin e tij drejt Amerikës në këtë kujtim të tij të parë.

Siç përshkruhet në kapitujt tronditës të fillimit, Camaj mbërriti për herë të parë në Amerikë në vitet 1980, i fshehur në bagazhin e një makine. Pasi iu mohua hyrja në Shtetet e Bashkuara, autori dhe motra e tij binjake, Drita, udhëtuan nga atdheu i tyre në ish-Jugosllavi drejt Meksikës. Në Tijuana, ata u bashkuan me një të afërm të largët, Luigjin, i cili i shoqëroi gjatë kalimit të kufirit drejt San Diegos. “Me hezitim u bëra i fundit që hipa në bagazhin e një Chevrolet Monte Carlo të viteve të hershme ’80,” shkruan Camaj; “sardelja e fundit që u fut në kanaçe.” Rrëfimi i tij, i thurur me detaje intime, përshkruan vështirësitë e shumta me të cilat u përballën ai dhe motra e tij në përpjekjen për të jetuar në SHBA. Gjatë kohës që qëndruan në Meksikë, për shembull, ata nuk dinin as spanjisht dhe as anglisht, ndërsa përpiqeshin të orientoheshin në një udhëtim përtej kufirit që përfshinte rreziqe të mëdha fizike dhe financiare—një udhëtim drejt Kalifornisë, në atë kohë, u kushtoi mijëra dollarë, të paguar të gjitha nën dorë.

Nëpër të gjithë librin janë shpërndarë retrospektiva nga jeta e autorit në Malësi, një rajon malor në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. (“Një rajon gjeografik i ashpër,” vëren ai. “Malësia është njësoj si njerëzit e saj.”) Camaj kujton me mall ngjarje familjare, përfshirë kohën kur punoi me të atin gjatë një udhëtimi në Bosnje, në vitin 1979. (Babai i tij, fatkeqësisht, do të ndërronte jetë vitin tjetër.) Ai ndalet gjithashtu te diversiteti fetar dhe etnik i Ballkanit, duke ofruar komente të drejtpërdrejta mbi situatën sociopolitike të rajonit. Duke diskutuar bashkëjetesën e feve kristiane dhe islame në zonë, autori nënvizon: “Feja nuk na përcakton. Kombësia jonë, shqiptaria, na përcakton.”

Edhe pse udhëtimi drejt Shteteve të Bashkuara është në qendër të rrëfimit, autori shquhet veçanërisht në përshkrimin e trazirave psikologjike të emigrantit. Familja e Camajt kishte jetuar në të njëjtën shtëpi dhe kishte punuar në të njëjtin tokë për deri në 16 breza. Ai pyet veten: “A mbaroi trashëgimia e tyre, për mua dhe vendlindjen time, me largimin tim — a bëra mëkat ndaj tyre?” Kjo ndjenjë faji do ta përndiqte autorin edhe pasi arriti sukses dhe u vendos përfundimisht në SHBA. Në fund, ai arrin në përfundimin se vetëm duke lënë vendin e tij ishte në gjendje të mbante gjallë trashëgiminë dhe kujtimin e paraardhësve. (“Ëndrrat e mia mund t’i realizoja vetëm në vendin e ri,” përsiatet ai.)

Megjithëse rrëfimi mbështetet kryesisht te kujtimet personale të Camajt, ai plotësohet edhe me përvoja të treguara nga prindërit dhe njerëzit që takoi gjatë rrugës. Edhe pse kronologjia e rrëfimit mund të duket ndonjëherë e çrregullt, stili tërheqës i të shkruarit e mban gjithmonë të gjallë interesin e lexuesit. Autenticiteti i veprës theksohet edhe nga vendimi i Camajt për të përdorur terma në gjuhën shqipe (si dhe disa në turqisht dhe serbisht) gjatë gjithë tekstit, i shoqëruar nga një fjalor fjalësh jo-anglisht për të ndihmuar lexuesin. Kjo përkujdesje për përfshirjen e lexuesit shfaqet gjithashtu në pasurinë e fotografive familjare që libri përmban.

Një përsiatje prekëse mbi përvojat e një emigranti në Shtetet e Bashkuara.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.