Shqiptari hero, u hodh në lumë për të shpëtuar shoferin e autobusit në Torino

E hënë, 7 Korrik, 2025

Vilhem Teli, një shqiptar që jeton në Torino, tregoi për Euronews Albania momentet dramatike kur u përball me një incident tragjik, ku një autobus përfundoi në lumë. Si instruktor kanotazhi, ai veproi menjëherë për të shpëtuar këdo që mund të ndodhej brenda mjetit të fundosur.

Duke rrëfyer përjetimin e tij, Teli tha se ndodhej në zyrë me kolegët kur dëgjoi për aksidentin dhe, pa humbur kohë, doli me motoskaf për të mbërritur në vendngjarje. “Brenda një minutë e gjysmë arritëm pranë autobusit dhe unë hyra brenda për të shpëtuar këdo që mund të ishte aty,” tha ai.

Sipas Telit, autobusi kishte përplasur më parë tre gra kalimtare, të cilat fatmirësisht shpëtuan pa pasoja të rënda. Ai shtoi se shoferi nuk kishte reaguar ndaj thirrjeve të njerëzve dhe mjeti kishte vazhduar të lëvizte mbrapsht derisa ra në lumë.

“Gjëja e parë që bëra ishte të kontrolloja nëse kishte njerëz brenda. Nuk shikohej asgjë, uji ishte i errët dhe çantat e fëmijëve lundronin nëpër të. Për fat të mirë, ata kishin zbritur më parë në muze, ndaj brenda ishte vetëm shoferi,” tha ai.

Teli hyri në autobus përmes një xhami të thyer dhe gjeti shoferin pa ndjenja, të përmbysur në vendin e tij. “E mora dhe e nxora nga uji. Bashkë me të tjerët, i dhamë ndihmën e parë, por nuk dihej nëse kishte ende shpresa. Ambulanca mbërriti shpejt dhe tentoi ta rikthente në jetë, por pas 40 minutash na thanë se nuk ja doli,” përfundoi ai.

Ky akt heroik ka marrë vëmendje të madhe në Itali, ku Vilhem Teli po vlerësohet si një simbol i guximit dhe humanizmit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.