Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ka nisur një vizitë në Greqi, ku po zhvillon takime me bashkatdhetarët shqiptarë, duke i ftuar ata të marrin pjesë në aktivitetet e planifikuara në Hania dhe Athinë.
Në një mesazh nga aeroporti i Athinës, Balla u shfaq përkrah Mario Lipes, një menaxher sigurie me origjinë shqiptare, duke theksuar rolin e rëndësishëm të diasporës në zhvillimin e Shqipërisë.
“Shqiptarët janë kudo! Takohemi të shtunën në Hania dhe të dielën në Athinë,” tha ai, duke bërë thirrje për një pjesëmarrje masive të komunitetit shqiptar në këto takime.
Përmes një video-mesazhi, Balla u bëri apel bashkatdhetarëve të lënë mënjanë përkatësitë politike dhe të angazhohen në këto aktivitete si një mundësi për forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe diasporës.
“Të dielën jemi në Athinë me kryeministrin në ‘Elinikos Kosmos’, ndërsa të shtunën, një ditë më parë, në orën 18:00, do ta ndezim Hanian në pallatin e sportit, ku do të takohemi me të gjithë bashkatdhetarët pa dallim politik. Ju presim të gjithëve,” u shpreh ai.
Në fund të fjalës së tij, Balla u ndal edhe te rëndësia e rikthimit të profesionistëve shqiptarë në vendlindje, duke i drejtuar një mesazh simbolik Mario Lipes: “Mendoj që ka ardhur koha që të njëjtën punë që bën këtu, mund ta bësh edhe në aeroportin e Tiranës.”
Takimi i radhës me diasporën do të zhvillohet më 29 mars në Kretë, ndërsa më 30 mars kryeministri Edi Rama do të jetë në Athinë për një tjetër takim me komunitetin shqiptar në Greqi.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.