Celibashi publikon fletët e votimit për diasporën

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka prezantuar fletët e votimit për 12 qarqet e vendit që do të përdoren nga zgjedhësit jashtë Shqipërisë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në një postim në rrjetet sociale, Celibashi sqaroi se fletët e votimit për diasporën kanë të njëjtën përmbajtje si ato që do të përdoren brenda vendit, por përmbajnë një element dallues specifik.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar numrin e fletëve që do të prodhohen për çdo qark, bazuar në të dhënat e Platformës Elektronike të Regjistrimit. Sipas statistikave zyrtare, 245,808 shtetas shqiptarë janë regjistruar për të votuar nga jashtë. Për të siguruar një proces të rregullt, numri i fletëve të votimit do të jetë 250,724, duke përfshirë një rezervë prej 2%.

Procesi i numërimit të votave nga jashtë do të zhvillohet në ambientet e Parkut Olimpik të Tiranës “Feti Borova”.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.