Rama zbardh detaje nga takimi me diasporën në Kretë,2 javë më pas takim në Itali

E diel, 20 Prill, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë detaje mbi takimin e radhës me shqiptarët e diasporës, që do të zhvillohet në Greqi në kuadër të turit të tij ndërkombëtar.

Në një komunikim me qytetarët në rubrikën “Sy më Sy”, Rama bëri të ditur se më 29 mars, në orën 18:00, ai do të jetë në Hania të Kretës, ku jeton një komunitet i madh shqiptar. Sipas shifrave zyrtare, në këtë ishull ndodhen rreth 35-45 mijë shqiptarë, ndërsa vetëm në Hania numri i tyre llogaritet mes 10 dhe 14 mijë.

“Ky do të jetë një moment historik, pasi për herë të parë një kryeministër shqiptar zhvillon një takim të tillë me komunitetin tonë në Kretë. Aktiviteti do të mbahet në një pallat sporti dhe do të kemi mundësinë të bashkëbisedojmë me bashkatdhetarët tanë, si dhe me përfaqësues të shoqatave shqiptare, pa asnjë dallim politik,” deklaroi Rama.

Pas takimit në Hania, Kryeministri do të udhëtojë drejt Athinës për një tjetër takim me emigrantët shqiptarë atje. Ai theksoi se Greqia është vendi i dytë, pas Italisë, me numrin më të madh të shqiptarëve të regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.

Dy javë më vonë, turi i diasporës do të vijojë në Itali, ku është planifikuar një tjetër aktivitet me shqiptarët që jetojnë atje. Sipas Ramës, ky takim do të mbahet pranë Milanos, në një pikë strategjike që mundëson pjesëmarrjen e një numri sa më të madh emigrantësh.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.