Për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, do të prodhohen gjithsej 245.808 fletë votimi për qytetarët shqiptarë që do të votojnë nga jashtë vendit.
Sipas burimeve zyrtare, numri i fletëve ka pësuar ndryshime për shkak të korrigjimeve dhe ankimimeve të lidhura me procesin e regjistrimit të votuesve në diasporë.
Italia kryeson listën e vendeve me numrin më të lartë të votuesve shqiptarë jashtë vendit, me 91.210 persona të regjistruar. Pas saj renditet Greqia, me 68.292 votues, ndërsa në vendet e tjera kryesore përfshihen:
Gjermania – 25.491 votues
SHBA – 20.669 votues
Britania e Madhe – 17.583 votues
Procesi i votimit për diasporën mbetet një nga çështjet kyçe të këtyre zgjedhjeve, ndërsa autoritetet po vijojnë punën për garantimin e një procesi transparent dhe të rregullt.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.