E premte, 11 Prill, 2025
E premte, 11 Prill, 2025

Një metro për të lidhur Europën, pjesë edhe Tirana!

Europa mund të ketë një rrjet hekurudhor të integruar dhe me shpejtësi të lartë deri në vitin 2040, duke lidhur 39 qytete kryesore në të gjithë kontinentin. Mes këtyre destinacioneve është përfshirë edhe Tirana, e cila do të jetë pjesë e linjës që shtrihet nga Lisbona në Kiev.

Projekti inovativ, i quajtur Starline, është propozuar nga instituti “21st Europe” me qendër në Danimarkë dhe synon të krijojë një sistem të lidhur treni, që do të funksionojë si një “metro kontinentale”, duke lehtësuar lëvizjen mes qyteteve evropiane.

Me një gjatësi totale prej 22 mijë kilometrash, rrjeti i ri do të shtrihet edhe në Britani, Turqi dhe Ukrainë, ndërsa trenat do të udhëtojnë me shpejtësi nga 300 deri në 400 km/h. Ky sistem do të reduktojë ndjeshëm kohën e udhëtimit: për shembull, një itinerar nga Helsinki në Berlin pritet të zgjasë vetëm 5 orë.

Përveçse efikas, ky rrjet hekurudhor synon të jetë edhe një zgjidhje e gjelbër për transportin, duke u bazuar në energjinë elektrike të pastër dhe duke ndihmuar në uljen e ndotjes nga trafiku ajror dhe rrugor.

Nëse zbatohet sipas planit, Starline mund të revolucionarizojë mënyrën e udhëtimit në Europë, duke krijuar një sistem modern, të shpejtë dhe të qëndrueshëm për brezat e ardhshëm.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.