26 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s mbi forcat serbe dhe malazeze

E martë, 1 Korrik, 2025

Sot shënohet 26-vjetori i fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake dhe policore të Serbisë dhe Malit të Zi, një operacion që ndryshoi rrjedhën e luftës në Kosovë.

Më 24 mars 1999, në orën 19:45, avionët e NATO-s kryen sulmet e para mbi objektiva strategjike të ushtrisë jugosllave, si përgjigje ndaj spastrimit etnik dhe dhunës së ushtruar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë.

Urdhrin për nisjen e fushatës ajrore e dha Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, i cili atë natë iu drejtua popullit amerikan me një fjalim historik, duke theksuar se sulmet ishin e vetmja alternativë për t’i dhënë fund konfliktit në Kosovë.

“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë çdo përpjekje për të arritur një zgjidhje paqësore për Kosovën. Por Sllobodan Millosheviqi, i cili shkaktoi luftëra shkatërrimtare në Kroaci dhe Bosnjë, ka zgjedhur rrugën e agresionit në vend të paqes”, deklaroi Clinton.

Fushata ajrore e NATO-s zgjati deri më 9 qershor 1999, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila shënoi kapitullimin e regjimit serb. Më 11 qershor, forcat serbe filluan të tërhiqen nga Kosova, duke i hapur rrugë vendosjes së trupave ndërkombëtare të KFOR-it.

Kjo ndërhyrje historike, e para e NATO-s që nga themelimi i saj, mbetet një nga operacionet më të rëndësishme ushtarake të Aleancës, e cila çoi në çlirimin e Kosovës nga regjimi i Millosheviqit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.