26 vjet nga dita kur NATO filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe!

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Sot shënohet 26-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 26 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër popullit të Kosovës. Më 24 mars bëhen 26 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të Aleancës Veri-Atlantike kundër caqeve ushtarake policore në ish-Jugosllavi.

Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet janë ndërprerë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, kishte mundësuar edhe kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800 mijë refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës.

Më 12 qershor 1999 filloi vendosja e rreth 50,000 ushtarëve nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30,000 ishin nga vendet e NATO-s.

Sot, 26 vjet pas kësaj ndërhyrjeje, trupat e paqeruajtëse të KFOR-it janë në numër më të vogël. Ata janë të vendosur në pjesë të ndryshme të Kosovës me mision paqeruajtës.

24 Marsi 1999, pikërisht si sot 26 vjet me parë, është date historike për Kosovën e mbarë popullin shqiptar. 24 marsi, është i njohur për vendimin e fillimin e NATO-s dhe Aleancës me ne krye superfuqinë e vetme në botë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të bombarduar e shkatërruar pozicionet serbe. “Ky ishte një vendim e bombardim historik, i cili, pas 78 ditëve, ndryshoi edhe historinë e Ballkanit, për një Ballkan drejt paqes, lirisë e sigurisë, pa diktatore”.

24 marsi, pas shume luftërash që ka parë ky gadishull lufte, pa edhe luftën me të sukseseshme, që kishte njohur në kohen moderne.

24 marsi, nuk mori parasysh asnjë nga vendimet e linjës antishqiptare të Kretës, e cila, e pate shpallur Millosheviqin, si rrezikun me të vogël për Ballkanin, duke shkulur nga rrënjët regjimin sllavo-shoviniste, prej Kosovës, dhe për herë të parë Kosova, ishte e lirë dhe pa sundimin serb mbi krye.

24 marsi, zgjoji ndërgjegjen e “sëmurë” dhe mësoi botën, se kishte ardhur koha që të apelohej tek bashkësia ndërkombëtare, se duhet patjetër të ndalej gjenocidi i filluar në Kosovë, dhe pikërisht atë natë të merkur. Beogradi me kryekasapin e Ballkanit Millosheviqin, i mësyu Kosovës me mbi 50.000 ushtare me tanke, artileri dhe një force te madhe shkatërruese, e cila përdorej kundër grave, fëmijëve dhe pleqve. Amerika, Evropa dhe bota, u bene deshmitare historike, te nje gjenocidi te filluar, e te papare, qe ishte disati here ndaj ketij populli liridashes, e paqedashes, te shkaktuar po nga i njejti regjim me te njejtin emer – rregjimi serb, por nga nje tjeter njeri i quajtur Sllobodan Millosheviqi.

Ne Kosove, ky rregjim kerkoj te zbatoj shkaterrimin dhe spastrimin etnik sistematik, te te tere jetes se shqiptarve, para syve te bashkesise nderkombetare. Me vite te tera njerezit ne Kosove kane vuajtur dhe duruar padrejtesine dhe kane deshmuar se duan te ecin rruges se zhvillimit paqesor.Shqiptaret jane te njohur per ate qe nuk i harrojne ata, te cilet i kane ndihmuar ne te keq e rrezik.

Periudha 24 mars – 6 prill eshte periudha e rrjedhes me te dendur te refugjateve gjate gjithe konfliktit. Migrimi gjate kesaj periudhe u perqendrua ne korridorin Peje-Prizren. Duke pershkruar Kosoven jugperendimore, u tha se: ” Kudo qe shkon, sheh vetem shtepi te djegura dhe ushtare e police serbe. Gjithe Kosova (jugperendimore) ishte zbrazur nga njerezit”. Rreth 231,000 shqiptare te Kosoves lane banesat e tyre gjate fazes 1, por 11% e ketyre njerezve mbeten ne levizje brenda Kosoves deri ne fazen 2 dhe 3.

Periudha: 7 – 23 prill nga analiza e procesverbaleve te mbajtura ne kufi, vleresohej se 236,000 shqiptare etnike kishin kaluar kufirin e Shqiperise ne Morine deri me 7 prill. Shumica e tyre kishin ardhur permes korridorit mes qyteteve te Pejes dhe Prizrenit, duke perfshire keto dy qytete, ose nga Suhareka ne jug te Prizrenit

Periudha: 24 prill – 11 maj tregoi se me shume se 67,000 shqiptare nga Kosova hyne ne Shqiperi gjate kesaj periudhe, numer ky thuajse i barabarte me dy te tretat e numrit te refugjateve qe hyne ne Shqiperi gjate periudhes se meparshme. Shumica e ketyre refugjateve te rinj vinin nga Kosova jugore, veçanerisht nga Prizreni.Numri i vrasjeve masive te dokumentura nga OSBE dhe Human Rights Watch u zvogelua gjate fazes 3, por megjithate disa masakra jane dokumentuar ne Gjilan, Suhareke dhe rreth Prishtines. Human Rights Watch raportonte se gjate kesaj faze jane kryer vrasje masive rreth Gllogovcit, si dhe akte te tjera dhune kunder civileve ne Gjakove dhe Vushtri.

Eksplodimet shperthyen ate nate 24 marsi 1999, te merkuren ne mbremje, kur rraketat cruise goditen Beogradin dhe bazat e tyre ne Kosove.

“Eshte koha per lufte” u shpreh ish Sekretari i Pergjitheshem i NATO-s Javier Solana ne momentin, qe fluturuan aeroplanet e pare te nisiur nga baza ajrore e Italise veriore Avioano. Dy zjarre te medha skuqen qiellin e Beogradit, ne dy baza ushtarake, aty rreth ores 8 :00 te mbremjes me kohen lokale ( ose 2 p.m me te Nju Jork(ut). Ne Kosove degjoheshin te shtena me automatik dhe artileri per 30 minuta. Nje minute me pase se filloi bombardimi, Presidenti i SHBA-s, Bill Clinton, u tha gazetarve nga Shtepia e Bardhe, se “Ne edhe NATO ne aleance e morem kete aksion mbasi i konsumuam ne menyre te perseritura shancet per nje paqe ne Kosove, si gjetje e nje solucioni per zgjidhjen e krizes”. Klintoni, tha se “Sulmet ajrore kane si qellim objektivn : te demostrojne forcen e NATO-s, per te detyruar Beogradin te ndal ofensisven ushtarake ndaj popullsise . Sulmi i NATO-s filloi mbasi i derguari i Uashingtonit per Kosoven Richard Holbrooke, deshtoi ne bisedimet per paqe me kryekriminelin serb Sllobodan Millosheviqin.

OSBE, pate konformuar se 15,00-20,000 ishin forca te regullta te Ushtrise Jugosllave dhe afersisht 30,000 ishin police dhe forca te parregullta . Policet dhe njesite e ushtrise se rregullt kordinonin veprimet me njeri-tjetrin; shih “Raportin mbi Shkelje Serioze te Ligjit Nderkombetar Humanitar ne Kosove 1998″ (shkurt 1999).

Nju Jork: S’ka Paqe pa Drejtesi”. Ne perfundim te nje analize thuhej se raportit mes bombardimeve te NATO-s dhe modeleve te rrjedhes se migrimit te refugjateve per ne Shqiperi te çon ne perfundimin se vetem nje pjese e vogel e shqiptareve iken nga Kosova, per shkak te sulmeve ajrore te NATO-s. Te dhenat po ashtu na lene te kuptojme se bombardimet e NATO-s ne nje zone te caktuar nuk qene as shkak per largimin e shqiptareve nga kjo zone.

Perfundimet e arritura ne kete raport tregojne se aparati i ushtrise, i njesive paraushtarake dhe i policise jugosllave e kane perdorur fushaten e bombardimeve te NATO-s si nje justifikim per te vene ne zbatim nje operacion te pastrimit etnik masiv, operacion ky i pergatitur qe me pare. Ky operacion per te perzene shqiptaret vazhdoi ne shkalle te gjere per nje periudhe prej shtate javesh.

Gjate kesaj periudhe ne Kosove ishin dislokuar 50,000 trupa, ushtare, police dhe njesi te parregullta paraushtarake,:

1- te cilet zbatuan nje operacion kompleks per te perzene me shume se 850,000 njerez.

2- Nje fushate e ketyre permasave kerkonte nje planifikim te detajuar e te pergatitur qe me pare.

Ne 27 maj 1999 Gjykata Penale Nderkombetare per Ish-Jugosllavine (ICTY) publikoi aktpadine kunder pese udheheqesve jugosllave, te akuzuar per krime lufte duke perfshire deportimin.

3- Analiza statistikore e paraqitur ne kete raport mbeshtet akuzat e bera nga Kryeprokurori i Gjykates Penale Nderkombetare per Ish-Jugosllavine (ICTY) se zyrtaret e larte jugosllave jane individualisht fajtore ose mbajne pergjejgjesi “te larte kriminale” per keto krime.

Ne arrijme ne perfundimin se modelet e migrimit te shqiptareve te Kosoves perputhen me hipotezen se ka pasur nje perpjekje te bashkerenduar dhe te organizuar per t’i debuar shqiptaret nga shtepite e tyre ne Kosove. Organizimi i kesaj perpjekjeje eshte nje ndermarrje shume e madhe, keshtu qe eshte e pabesueshme qe zyrtaret jugosllave te akuzuar nga ICTY te pakten te mos kene ditur se ç’po ndodhte.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.