Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Kaçanik shënon sot 26-vjetorin e betejës së 24 marsit 1999, e zhvilluar në fshatin Kotlinë. Kjo betejë përbën një moment historik të qëndresës dhe sakrificës në luftën për liri.
Në këtë përvjetor, do të përkujtohet rënia heroike e dëshmorëve: Ismail Kuqi, Sali Vlashi, Nexhadi Kuqi, Xhemajl Kuqi, Neshat Rexha, Sabit Loku, Sabri Loku, Mahi Loku, Cen Loku, Adnan Loku dhe Izjah Loku.
Po ashtu, do të nderohet kujtimi i martirëve që humbën jetën në këtë betejë: Garip Loku, Naser Loku, Vesel Vlashi, Idriz Kuqi, Zymer Loku, Minah Kuqi, Sherif Kuqi, Beram Loku, Agim Loku, Ismajl Loku, Ismet Loku, Danush Kuqi, Ibush Loku dhe Naser Loku.
Aktivitetet përkujtimore do të mbledhin familjarë të dëshmorëve, ish-luftëtarë të UÇK-së dhe përfaqësues të institucioneve, të cilët do të nderojnë sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.