Ambasada e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë ka njoftuar se mbajtësit e vizave amerikane do t’i nënshtrohen kontrolleve të vazhdueshme, pavarësisht lëshimit të vizës, për të garantuar sigurinë dhe integritetin e sistemit të emigracionit.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasada theksoi angazhimin e Departamentit të Shtetit për të forcuar masat e sigurisë përmes një politike më të rreptë kontrolli.
“Kontrolli i vizave amerikane nuk përfundon me lëshimin e tyre. Mbajtësit e vizave monitorohen vazhdimisht për të siguruar që respektojnë të gjitha ligjet dhe rregullat e emigracionit të SHBA. Në rast të shkeljeve, vizat do të anulohen dhe personat do të dëbohen,” thuhet në njoftimin e ambasadës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.