Britania e Madhe shqyrton mundësinë e dërgimit të azilkërkuesve në Ballkan

E diel, 20 Prill, 2025

Qeveria britanike po rishikon mundësinë e krijimit të qendrave të pritjes për azilkërkuesit në vendet e Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. BBC raporton se zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë nisur diskutimet për strehimin e azilkërkuesve, të cilëve u janë refuzuar kërkesat dhe apelimet për azil.

Sipas një burimi qeveritar të cituar nga BBC, Mbretëria e Bashkuar do të paguajë vendet pritëse për çdo person të larguar nga territori i saj. Këto qendra do të lejonin qeverinë britanike të zhvendosë azilkërkues nga vende të pasigurta për kthim, si Irani dhe Somalia.

Në fillim të majit, Komisioni Europian i sugjeroi vendeve anëtare të marrin si model marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë, duke e cilësuar atë si një qasje inovative për menaxhimin e migracionit.

Statistikat tregojnë se autoritetet britanike kanë deportuar 9.151 persona gjatë vitit të kaluar, një rritje prej 36% krahasuar me vitin 2023. Ndërkohë, mbi 5.000 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me varka këtë vit.

Deputeti konservator Chris Philp argumenton se fakti që Partia Laburiste po shqyrton këtë alternativë tregon se kundërshtimi i saj ndaj skemës së Ruandës ka qenë i gabuar dhe se përpjekjet për të luftuar bandat e trafikimit të emigrantëve kanë dështuar.

BBC paralajmëron se ngritja e qendrave të pritjes jashtë Britanisë mund të përballet me sfida ligjore dhe kundërshtime nga organizatat për të drejtat e refugjatëve. Shembulli i Italisë tregohet si ilustrues i këtyre vështirësive, pasi marrëveshja e saj me Shqipërinë është aktualisht e bllokuar nga gjykatat.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.