Shqiptarët në Zvicër, një komunitet në rritje, një gjuhë në zhdukje

E premte, 27 Qershor, 2025

Numri i folësve të shqipes në Zvicër është rritur ndër vite, por përdorimi i saj po vjen duke u pakësuar shkruan mediumi SRF për komunitetin shqiptar. Shqetësimi qe ngre kjo media ka të bërë më rënien e përdorimit të gjuhës shqipe.

***

“Derisa nisa kopshtin, dija vetëm shqip,” rrëfen Marash Pulaj, një konsulent PR, reper dhe prezantues nga Lucerna. Me prindër të ardhur nga Kosova, Pulaj është pjesë e një komuniteti prej mbi 300 mijë shqiptarësh në Zvicër, që përbëjnë 3.5 për qind të popullsisë dhe përfaqësojnë grupin e dytë më të madh gjuhësor jo-kombëtar pas anglishtes.

Një komunitet me histori migrimi
Përpara viteve ’80, shqiptarët në Zvicër ishin kryesisht punëtorë sezonalë, të cilët vinin dhe largoheshin pa ndikuar ndjeshëm në strukturën sociale të vendit. Mirëpo, përshkallëzimi i represionit në Jugosllavi bëri që shumë prej tyre të qëndronin përgjithmonë, duke sjellë edhe familjet. Lufta e Kosovës në fund të viteve ’90 solli një valë të re emigracioni, me mbi 50 mijë refugjatë që gjetën strehë në Zvicër. Pavarësisht se një pjesë u kthye pas përfundimit të luftës, shumë të tjerë ndërtuan jetë të re dhe trashëguan gjuhën shqipe brezave pasardhës.

Integrimi dhe sfida e ruajtjes së gjuhës
Sot, shqiptarët në Zvicër janë të integruar në të gjitha sferat e shoqërisë: në politikë, biznes, sport dhe art. Emra të njohur si futbollistët Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, gazetarja Shqipe Sylejmani, apo vetë Marash Pulaj, janë dëshmi e suksesit të diasporës shqiptare në këtë vend.

Megjithatë, ndërkohë që integrimi rritet, përdorimi i gjuhës shqipe mes gjeneratave të reja po zbehet. Studiuesi i gjuhësisë Naxhi Selimi, nga Universiteti i Mësuesisë në Schëyz, vëren se prestigji i ulët i shqipes në Zvicër ka ndikuar në këtë proces. Ndryshe nga gjuhët e tjera të emigrantëve, si anglishtja, italishtja apo spanjishtja, gjuha shqipe nuk gëzon të njëjtin status dhe shpesh kufizohet vetëm në përdorim familjar.

Përpjekjet për ruajtjen e shqipes
Edhe pse ndryshimi gjuhësor është i dukshëm, shqiptarët në Zvicër vazhdojnë të tregojnë vullnet për ruajtjen e identitetit gjuhësor. “Fol Shqip!”, emisioni i moderuar nga Marash Pulaj, është një nismë që synon të promovojë gjuhën dhe kulturën shqiptare në diasporë.

Për më tepër, shumë kantone ofrojnë kurse të gjuhës shqipe për fëmijët e diasporës, njësoj si për gjuhët e tjera të komuniteteve emigrante. Megjithatë, këto kurse janë vullnetare dhe shpesh me pagesë, duke bërë që pjesëmarrja të mbetet e kufizuar.

E ardhmja e shqipes në diasporë
Një nga faktorët që mund të ndihmojë në ruajtjen e gjuhës shqipe është martesat mes shqiptarëve nga Zvicra dhe atyre nga Kosova apo Maqedonia e Veriut, të cilat shpesh sigurojnë përdorimin e shqipes si gjuhë familjare.

Ndërkohë, statistikat mund të vijojnë të tregojnë një numër të lartë të folësve të shqipes për disa vite, për shkak të identifikimit gjuhësor dhe ndjenjës së përkatësisë etnike, edhe kur aftësia gjuhësore e brezave të rinj mund të mos jetë më në nivelin e gjeneratave të para.

Ruajtja e gjuhës shqipe në diasporë është një sfidë, por përpjekjet e komunitetit dhe projekteve kulturore mund të ndihmojnë në mbajtjen gjallë të identitetit shqiptar në Zvicër.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.