Dasara Hasani nga emigrante në eksperte emigracioni në Spanjë

E diel, 20 Prill, 2025

Në një kohë kur emigracioni mbetet një nga sfidat më të mëdha sociale dhe administrative, historitë e suksesit të atyre që ia kanë dalë të ndërtojnë një jetë të re në një vend të huaj janë frymëzim për shumëkënd. Një prej këtyre historive është ajo e Dasara Hasanit, një shqiptare e cila, e nisur nga përvojat e vështira personale, ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si menaxhere administrative në Spanjë.

E intervistuar së fundmi nga media spanjolle dixhitale “Sipermarrja 24”, Dasara rrëfen rrugëtimin e saj nga një emigrante që luftonte me burokracinë për të rregulluar statusin e saj, në një eksperte të njohur të çështjeve të imigracionit. Me një shkallë suksesi prej 90% në aplikimet për leje qëndrimi dhe një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj klientëve të saj, ajo është shndërruar në një figurë kyçe për shumë emigrantë që kërkojnë një jetë më të sigurt në Spanjë shkruan DiasporaShqiptare.

***

Nga zhgënjimi në specializim

Vështirësitë me të cilat u përballa në legalizimin e vendbanimit dhe përvojat e këqija me disa avokatë, më detyruan të studioj vetë legjislacionin dhe rregulloret e shtetit spanjoll, por edhe ligjin ndërkombëtar” rrëfen Dasara. Ajo që filloi si një nevojë personale, u bë thirrja e saj e brendshme, që do t’i ndryshonte jetën. Sot, me një shkallë suksesi prej 90% në dhënien e aplikacioneve, ajo është një pikë referimi, si një nga specialistet më të zonja në këtë sektor.

Raste komplekse, zgjidhje efektive

Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo ka menaxhuar rezidencat për njerëz nga vende që nuk njihen nga Spanja dhe është përballur me pengesa administrative që shumë do t’i konsideronin të pamundura për t’u kapërcyer.

Megjithatë, ajo thekson se mohimet e pakta që ka pasur, nga njerëzit që ka ndihmuar me aplikimet, janë për shkak të faktorëve të jashtëm, si gjobat, detyrimet tatimore të papaguara apo të dhënat kriminale të aplikantëve.

Sfidat e padukshme të emigracionit

Përtej formaliteteve, ka sfida emocionale që e ndërlikojnë procesin. “Rrethanat personale mund të ndryshojnë gjatë procesit të çështjes. Largimet, ndarjet apo shkëputjet e detyruara ndikojnë në proces dhe përderisa ne nuk mund t’i kontrollojmë ato, rreziku i një rezultati negativ rritet,” shpjegon Dasara me shumë zemër.

Çfarë bën diferencën

Po çfarë e bën Dasara Hasanin një menaxhere unike të aplikimeve për qëndrim në Spanjë? Përvoja e saj personale, si emigrante, i lejon asaj të kuptojë klientët e saj, nga një këndvështrim më njerëzor. “Unë e di saktësisht se si ata ndihen, sepse kam kaluar të njëjtën gjë“, thekson ajo.

Për më tepër, trajnimi i saj i vazhdueshëm ka qenë kyç. Që në moshën 7-vjeçare, në kohën kur ishte në Shqipëri, me mirëkuptimin dhe mbështetjen e pakursyer të prindërve të saj, ajo vazhdimisht studionte dhe përditësonte njohuritë e saj, duke marrë pjesë në programe të ndryshme trajnimi, që e mbanin të përditësuar me legjislacionin dhe rregulloret.

Studimet dhe koha e saj në Universitetin Abat Oliba CEU, i dhanë asaj njohuri solide dhe një vizion strategjik të imigracionit.

Në një kontekst ku rregulloret e emigracionit po ndryshojnë vazhdimisht, të kesh një profesioniste që kupton si proceset ligjore, ashtu edhe realitetin emocional të emigrantëve bën të gjithë ndryshimin. Dasara Hasani jo vetëm që menaxhon dokumentet, por gjithashtu ofron qetësi dhe shpresë për ata që kërkojnë të ndërtojnë një të ardhme në Spanjë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.