Pas 26 vitesh, janë identifikuar eshtrat e 11 personave të zhdukur në Bishtazhin, të cilët u ekzekutuan dhe u varrosën në varreza masive nga forcat serbe gjatë luftës së Kosovës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e cilësoi këtë një tjetër provë të krimeve çnjerëzore dhe gjenocidit të kryer nga Serbia.
Personat e identifikuar janë: Adem Gashi, Sahit Gashi, Bekim Hasani, Sheremet Ismajli, Mentor Myrtaj, Osman Fejza, Shkëlzen Hajdaraj, Bekim Gashi, Sabedin Kryeziu, Mentor Kryeziu dhe Vehbi Halilaj. Ata ishin mes 86 burrave dhe djemve të marrë me forcë më 4 prill 1999 nga Kralani dhe që nga ajo ditë nuk ishin parë më të gjallë.
Kurti theksoi se Kosova nuk do të lejojë që mizoritë e luftës të mbulohen nga harresa dhe do të vazhdojë të kërkojë të vërtetën dhe drejtësinë për të zhdukurit. “Jemi pranë familjeve, me gjithë përkrahjen e mundshme, në këtë rrugëtim të vështirë të dhimbjes dhe kujtesës,” deklaroi ai.
Çështja e të zhdukurve mbetet ende një plagë e hapur për Kosovën. Në fillim të vitit 2025, delegacioni i Kosovës zhvilloi bisedime me BE-në në Bruksel për këtë çështje, por pala serbe u tërhoq nga diskutimet, duke penguar progresin në gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.