Ulqini ndodhet përballë një momenti kritik, teksa shqiptarët autoktonë në Mal të Zi po përballen me kërcënime ndaj tokës, identitetit dhe të ardhmes së tyre. Ish-këshilltari i Bashkisë së Nju-Jorkut, Mark Gjonaj, ka ngritur zërin kundër trajtimit që po i bëhet komunitetit shqiptar në këtë zonë dhe ka bërë thirrje për një protestë masive më 22 mars në orën 12:00, te Ura e Port Milenës.
Sipas Gjonajt, për dekada me radhë, shqiptarët e Ulqinit janë përballur me zhvendosje të detyruar, grabitje të burimeve dhe premtime të pambajtura nga autoritetet. Ai shprehet se progresi duhet të ndodhë, por pa cenuar të drejtat dhe identitetin e banorëve të kësaj treve.
“E ardhmja e Ulqinit duhet të formohet nga njerëzit e tij. Projektet lokale dhe paratë nga taksat duhet të mbeten brenda Ulqinit për të përfituar qytetarët e tij, jo për të mbushur xhepat e të huajve apo të Podgoricës,” ka deklaruar Gjonaj, duke theksuar nevojën e madhe për një autonomi më të fortë të qytetit në menaxhimin e pasurive të tij.
Një nga shqetësimet kryesore të ngritura në këtë thirrje është administrimi i pasurive bregdetare nga agjencia shtetërore Morsko Dobro, për të cilën Gjonaj dhe shumë qytetarë të Ulqinit kërkojnë që të largohet nga menaxhimi i këtyre pasurive dhe kompetencat t’i kthehen komunës lokale.
“Ne jemi populli autokton i kësaj toke. Ne refuzojmë të fshihemi ose të detyrohemi të braktisim shtëpitë tona,” thekson Gjonaj në deklaratën e tij, duke bërë thirrje për një bashkim të gjithë shqiptarëve për të mbrojtur demografinë, identitetin dhe karakterin unik të Ulqinit.
Protesta e planifikuar më 22 mars pritet të jetë një moment kyç për të adresuar shqetësimet e komunitetit shqiptar dhe për të kërkuar një të ardhme më të drejtë për Ulqinin.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.