Rruga e Arbrit, një mundësi e re për turizmin dhe ekonominë e Dibrës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në vitin 2024, Qarkun e Dibrës e vizituan 88 mijë turistë. Me Rrugën e Arbrit, numri i turistëve dhjetëfishohet

Rruga:korridor lidhës i rëndësishëm Perëndim-Lindje në Ballkanin Perëndimor

Tuneli i Murrizit përfaqëson ndër tunelet më të vështirë të hapur nê Ballkan, për shkak të formacionit gjeologjik , me prani të jashtëzakonshme ujrash nëntokësorë

Më 14 mars 2025 u hap Tuneli i Murrizit, vepra kryesore e Rrugës së Arbrit, për përdorim për të gjitha automjetet, ndërkohë që do të vijojë puna në tunelin ndihmës, atë të emergjencës.

Tuneli i Murrizit, me gjatësi prej 3,78 kilometra, përfaqëson një nga tunelet më të vështirë të hapur në Ballkanin Perëndimor, për shkak të formacionit gjeologjik mbi të cilin u punua, me prani të jashtëzakonshme ujrash nëntokësorë.

Hapja e këtij tuneli e bën të përdorueshme të gjithë Rrugën e Arbrit, një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme, e cila do të shënojë rritje ekonomike dhe të sektorit të turizmit për të gjithë Verilindjen e Shqipërisë.

Tuneli i Murrizit përbëhet nga dy tunele, ai i trafikut dhe ai i emergjencës. Ky tunel ka 11 dalje.

Të dhënat e Rrugës së Arbrit

Në tërësi Rruga e Arbrit ka 7 tunele, me gjatësi totale 8,5 km.

Të dhënat teknike të Rrugës së Arbërit

Gjatësia: 74.5 km

Gjerësia: 7m

Standarti – Kategoria C2.

Me dy korsi 2×3.5 m, me bankinë të asfaltuar (standard optimal evropian)

48 vepra arti të nivelit të lartë: tunele, ura, tombino, skarpate të përforcuara

Tuneli i Murrizit me dy korsi, korsi trafiku + korsi emergjence

Mjedisi: Gjelbërim, pemë në të dyja anët e rrugës

Rruga e Arbërit është një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim në Ballkanin Perëndimor. Jo vetëm afron qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por do të jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit të Shqipërisë dhe Dibrës së Madhe në Maqedoninë e Veriut.

Rruga e Arbërit lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë, duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore, siç është kromi, nga Bulqiza, për në portin e Durrësit, ku ky krom më pas eksportohet.

Të dhënat teknike të Rrugës së Arbërit

Vlera totale e punimeve: 40.3 miliardë lekë ose 400 mln euro

Tërësisht e përballuar nga Buxheti i Shtetit

Nga kjo vlerë: 37.7 miliardë lekë kosto ndërtimore

2.6 miliardë lekë: kosto mirëmbajtje + operim i tunelit të Murrizit

Përfundimi i këtij aksi rrugor, me një gjatësi rreth 74 km, ka shkurtuar në mënyrë të ndjeshme rrugën ekzistuese që përdoret sot nga Tirana për në Peshkopi, me gjatësi 180 km. Jo vetëm përfituam një rrugë të re me standarde evropiane, por edhe arrijmë në Dibër dy herë e gjysmë më herët, nga sa e bënim më parë.

Rruga që na lidh fort me rajonin

Rruga e Arbrit ka aftësi ta shtojë ndjeshëm nivelin e jetesës dhe do të gjallërojë ekonominë e zonave në të cilat kalon, kryesisht në Qarkun e Dibrës, i cili ka një popullsi rreth 130,000 banorë.

Ajo lidh jo vetëm rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë duke përmirësuar transportin dhe jetën e banorëve që jetojnë në zona, të cilat kanë qenë shumë pak të zhvilluara dhe gati të izoluara deri tani, por, nga ana tjetër, ky aks rrugor kombëtar dhe strategjik, do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën e Madhe në Maqedoninë e Veriut, dhe më tej me Tetovën dhe Shkupin.

Gjurma e “Rrugës së Arbërit”, që në historinë e popullit tonë njihet si rruga e Karvaneve, ose pjesë e rrugës së vjetër romake Egnatia, e cila e ka lidhur historikisht Tiranën me Dibrën, më 15 mars 2025 do të bëhet pjesë e Korridorit të Tetë paneuropian.

Kjo vepër është në përputhje me programin e qeverisë shqiptare për përmirësimin e kushteve të jetesës të zonave më pak të zhvilluara, duke modernizuar dhe zhvilluar infrastrukturën. Ajo u  ndërtua sipas standardeve optimale evropiane. Investimi në të, krahas dhjetra veprave të artit dhe rrugëve dytësore, ka edhe mbjelljen e pemëve në të dyja anët e rrugës.

Rruga e Arbërit-pjesë e Korridorit të Tetë

Vazhdimi i Rrugës së Arbrit në territorin e Maqedonisë së Veriut, realizohet përmes kufirit shtetëror në Gjoricë, ku rruga kalon për në qytetin e Dibrës. Distanca nga Dibra deri në Gostivar është 65 kilometra, nga Gostivari deri në Tetovë 25 kilometra, kurse nga Tetova në Shkup 45 kilometra. Kështu, distanca totale nga Tirana deri në Shkup, përmes Peshkopisë dhe Dibrës, do të jetë rreth 210 kilometra.

Në këtë mënyrë, Rruga e Arbërit bëhet pjesë e pandarë e Korridorit të Tetë. Rruga sot përshkohet me shpejtësi mesatare 80 km/orë, duke mënjanuar në maksimum ngjitjet malore, pavarësisht se përgjatë saj, ajo ndërpret vargmale me lartësi mbi 1500-2000 metra.

 Dobitë e Rrugës së Arbërit

  1. Krijon lidhje më të mira e direkte të rajonit

me pjesët e tjera të vendit dhe me Maqedoninë e Veriut

  1. Promovon zhvillimin ekonomik të zonës, duke shfrytëzuar më mirë

dhe më shumë burimet minerare dhe ato të bujqësisë dhe blegtorisë

  1. Rrit perspektivën e zhvillimit turistik të zonës(dhjetëfishojë turistët në tre vitet e ardhshme)
  2. Ngre standartet e jetesës në të gjithë zonën.
  3. Dibranët do të shohin 75 milionë euro prodhim dhe të ardhura të shtuara çdo vit

Rruga e Arbrit është një rrugë panoramike dhe tërheqëse për turistët. Dibranët e kanë ëndërruar për dekada me rradhë këtë rrugë, e cila vonoi të realizohej.

Në vitin e kaluar, zonën e Matit, Bulqizës dhe Dibrës e kanë vizituar 88 mijë turistë. Në sajë të Rrugës së Arbërit, brenda pak vitesh, këto zona kaq të bukura e mikpritëse të Verilindjes së Shqipërisë, do të vizitohen nga një numër dhjetë herë më i madh turistësh.

Me këtë rrugë, qytetarët dibranë i kanë vendosur të gjitha gjasat e zhvillimit në prodhimin dhe përpunimin në shkallë industriale të frutave dhe perimeve të njohura të rajonit, si dhe në turizmin rural, bazuar në bukuritë natyrore, mikpritjen e jashtëzakonshme dibrane dhe jetën e gjallë e plot tradita të qyteteve dhe fshatrave të qarkut Dibër.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.