Mbrëmë në Berlin, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i dorëzoi Presidentit Bill Clinton, çmimin prestigjioz “Paqebërësi i Shekullit” nga “World Forum”.
Ky moment i veçantë solli emocione të fuqishme dhe rikujtim të një periudhe të dhimbshme për popullin e Kosovës. Presidentja Osmani ndau me të pranishmit kujtimet e marsit të vitit 1999, kur kosovarët dëgjonin me shpresë fjalimet e Presidentit Clinton në radio, ndërsa përballeshin me tmerret e regjimit të Millosheviqit. Ajo theksoi se falë luftës çlirimtare dhe mbështetjes së botës demokratike, sot Kosova është një shtet i lirë dhe i pavarur.
Duke vlerësuar rolin e Presidentit Clinton, Osmani e cilësoi mbështetjen e tij si një reflektim i vlerave amerikane të lirisë, drejtësisë dhe demokracisë. Ajo shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës jo vetëm për marrëveshjet e nënshkruara, por mbi të gjitha për jetët e shpëtuara, duke vënë theksin tek brezi i ri i Kosovës, i cili po rritet në paqe dhe liri.
“World Forum” bashkoi në Berlin kampionë globalë të demokracisë, në një vend ku 35 vite më parë, rënia e Murit të Berlinit shënoi një moment historik për botën. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e mbrojtjes dhe forcimit të demokracisë, duke kujtuar se ajo nuk është e vetëqëndrueshme, por duhet ndërtuar dhe ruajtur çdo ditë nga çdo brez.
Në Kosovë, demokracia nuk është thjesht një zgjedhje, por e vetmja rrugë, sepse populli i saj e di mirë çfarë sjell mungesa e saj—shkatërrim, vuajtje dhe humbje jete. Prandaj, përkushtimi i Kosovës ndaj vlerave demokratike mbetet i palëkundur.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.