Pas Abetares së Përbashkët dhe teksteve të unifikuara për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë, Shqipëria dhe Kosova hedhin një hap të ri në bashkëpunimin arsimor me organizimin për herë të parë të Olimpiadës së Përbashkët të Gjuhës Shqipe.
Një garë që do të përfshijë nxënësit e klasave të nënta nga të dyja vendet dhe synon të promovojë njohuritë mbi gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Lajmin e bëri të ditur sot Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila theksoi rëndësinë e kësaj iniciative si një festë e përbashkët e gjuhës shqipe.
“Një tjetër lajm i mirë është që, së bashku me Ministren e Kosovës, Arbërie Nagavci, kemi vendosur të organizojmë për herë të parë Olimpiadën e Përbashkët të Gjuhës Shqipe Shqipëri-Kosovë. Garat kanë nisur në shkolla dhe më 10 prill do të kulmojnë me një festival të madh, ku nxënësit nga të dyja vendet do të tregojnë njohuritë dhe dashurinë e tyre për gjuhën dhe kulturën shqiptare”, deklaroi Manastirliu.
Olimpiada pritet të shndërrohet në një traditë të re arsimore, duke forcuar më tej lidhjet mes institucioneve arsimore të dy vendeve dhe duke nxitur më shumë angazhim te të rinjtë për ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës shqipe.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.